DYLON

“Jetimat e Ballkanit” do t’i bëjnë me shtëpi dy familje gjilanase

“Jetimat e Ballkanit” do t’i bëjnë me shtëpi dy familje gjilanase
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në takim përfaqësues të shoqatës bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, nga të cilët ka marrë konfirmimin për ndërtimin e dy shtëpive për familjet me gjendje të rëndë të banimit, të cilat rrisin fëmijë jetimë.

Kryetari Haziri e ka falënderuar përfaqësuesin e kësaj shoqate, Halil Kastratin, për këtë mbështetje dhe humanitetin ndaj jetimëve.

“Komuna e Gjilanit ka tri vite që e ka fondin për banim social dhe nga vullneti i njerëzve të mirë i kemi ndërtuar më shumë se 60 shtëpi për familjet në nevojë, ndërkaq 6 shtëpi të tjera do t’i ndërtojmë sivjet. Unë ju falënderoj juve që dorën e humanizmit e keni shtri në Gjilan në mënyrë të vazhdueshme”, ka thënë Haziri.

EkoHigjiena

Kurse, drejtori general i shoqatëse bëmirëse “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati, e ka falënderuar kryetarin Haziri për pritjen dhe zotimin për mbështetjen sa i përket mbarëvajtjes së punëve në ndërtimin e dy shtëpive për jetimë të Gjilanit.

“Gjilani është qyteti që e kemi mbështetur më së shumëti në ndërtim të shtëpive për fëmijë jetimë. Do të vazhdojmë edhe në të ardhmen me këtë solidaritet”, u zotua Kastrati.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.