/2L ONLINE/ – Për të gjithë ata që nuk e kanë parë, apo edhe e kanë parë po dëshirojnë ta shohin prapë, shfaqja “Jetë me qera”, e Refet Abazit, me regji të Ekrem Sopit, do të vihet sërish në skenën e Teatrit të Qytetit të Gjilanit, këtë të premte me fillim në ora 19:00.
Është një tekst real dhe imagjinativ, ngjarja e së cilit ndodhë në teatër, ku një regjisor i ri, pasi fillon të punoj shfaqjen, përballet me problemet politike si dhe problemet e brendshme të teatrit. Edhe pse regjisori mundohet ta ndryshoj tekstin dhe qasjen, duke ia përshtatur kërkesave të pakuptimta të autoriteteve që kanë ndikim në teatër, ai prapë se prapë nuk mundë ta çoj projektin deri ne fund, pasi që atij i ndalohet shfaqja.
Me tekst të Refet Abazit e në regji të Ekrem Sopit, “Jetë me qira” vjen pra këtë të premte në ora 19:00, me reprizën e saj të dytë.
Luajnë: Gani Rrahmani, Alban Shahiqi, Aurita Agushi, Gyner Halili, Naser Zymberi, Avni Shkodra, Tringa Hasani, Safete Mustafa, Artan Selimi, Egzona Salihu, Rexhep Maloku dhe Jashar Shahiqi.
Skenografia dhe kostumet: Bekim Korça.
Përzgjedhja muzikore: Florim Gagica, Arzije Isufi, Murat Ismajli.
Dritat: Fatmir Halili.
Organizator: Raif Haziri.
Garderobiere: Bahrie Kurtalani.
Realizatorë të skenografisë: Medi Hoti, Haki Aliu, Fehmi Hoti.
Rekuizitat: Suad Berisha.