/2L ONLINE/ – Ekipi i futbollit “Jeta Petrol” ka mposhtur dje në penalti ekipin ” Restorant LINDI” me rezultat 5:4, duke fituar vendin e parë në turnirin tradicional në futboll të vogël i cili për çdo vjet mbahet në Beguncë të Vitisë. Për ndryshe ky turnir mbahet për nder të deklaratës së e dy korrikut 1990 që paraqet deklarimin e parë të Kuvendit për pavarësimin e Kosovës nga Serbia kurse edhe si vjet ky turnir është mbajtur nën mbështetje të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport të Komunës së Vitisë.
Ndonëse ndeshja finale e rregullt në mes të ekipeve Jeta Petrol kundër Restorant LINDI kishte përfunduar 3:3 loja ka vazhduar në ekzekutimin e penaltive ku ekipi i futbollit “ Jeta Petrol” ka mposhtur ekipin kundërshtar “Resturant LINDI” me rezultat 5:4.
Për të përcjellë ndeshjen finale kishin ardhur mysafir të shumtë nga e gjithë Kosova por edhe jashtë saj në mesin e tyre ishin deputetë të Kuvendit të atëhershëm të Kosovës konkretisht ata që në 2 Korrik 1990 kishin shpallur deklaratën për pavarësimin e Kosovës nga Serbia e që edhe ky turnir mbahet për nder të kësaj ngjarje historike. Po ashtu të pranishëm ishin edhe lojtar të njohur Kosovar të cilët luajnë në ekipet e shteteve të huaja por edhe mysafir nga Bursa e Turqisë të cilët për fituesin e këtij turneu kanë siguruar një udhëtim falas për në Bursë të Turqisë ndërkaq lojtari më i mirë u shpall Florian Shala nga Ekipi “ Jeta Petrol”, Portieri më i mirë, Fatmir Tahiri nga ekipi “Restorant Lindi” .
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti pas ndeshjes finale dhe ndarjes së çmimeve dhe mirënjohjeve ju uroj të gjitha ekipeve për sukseset e arritur duke i përshëndetur në veçanti ish deputetet . Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Kaltrina Sylejmani falënderoj të gjithë të pranishmit për pjesëmarrjen në këtë ngjarje si të ekipeve pjesëmarrësve, publikut mysafireve në veçanti të ish deputetëve të vitit 1990 si dhe të tjerë. Ndërkaq Kryetari i Shoqatës Shqiptaro-Turke Rexhep Gündüz tha se për fituesin e këtij turneu ata kanë organizuar një udhëtim falas në Bursa të Turqisë./2L ONLINE/