Jeta është e gjatë dhe ka perspektiva të ndryshme
/2L ONLINE/ – Aftësia jonë për të duruar deri në fund me drejtësi do të jetë në përpjesëtim të drejtë me forcën e dëshmisë sonë dhe thellësinë e kthimit tonë në besim.Çdo mëngjes kur zgjohemi, përballemi me një ditë të re të mbushur me sfidat e jetës. Këto sfida vijnë në shumë forma: sfida fizike, pengesa financiare, sprova emocionale dhe madje mundime me besimin tonë. Shumë prej sfidave që hasim në jetë, mund të zgjidhen dhe të mposhten; megjithatë, të tjera mund të jenë të vështira për t’u kuptuar dhe të pamundura për t’u mposhtur dhe do të na shoqërojnë mirëpo ne duhet te gjejmë qetësinë e shpirtit dhe gradualisht duhet ti luftojmë.
Ndërsa i durojmë përkohësisht sfidat që mund të zgjidhim, dhe ndërsa vazhdojmë të durojmë sfidat që nuk mund të zgjidhim, është e rëndësishme të kujtojmë se forca shpirtërore që zhvillojmë do të na ndihmojë të durojmë me sukses të gjitha sfidat që hasim në jetë. Jeta na shpije në shumëllojshmëri të netëve, ditëve, sekondave dhe orëve.
Në secilën ditë njeriu jeton më ndryshe dhe nga secila përvojë personaliteti vështron nga një këndvështrim krejt tjetër jetën dhe rrjedhat e saja. Arsyeja më e pa qëllimtë është kuptimi jetësor për ta arritur sepse çdo shpirt ka një frymë dhe çdo frymë e ka kuptimin e të folurit,të shprehurit,të jetuarit dhe më thjeshtësisht të shijuarit e Jetës. “Jeta nuk është për ta kuptuar por për ta jetuar atë”, thjesht jetoje aty që ke përpara duke mënjanuar vetëdijshëm mundohu të tejkalosh sfida të ndryshme,ekstreme të paavancueshme mes prioriteteve tua personale.
Mundohu të përballesh me cilën do shkallë sociale të njerëzimit,me secilën do kulturë popullore, me secilin do njeri që krejtësisht ka kuptim jo homogjen jetësor përpara se ti të kuptosh se çfarë është jeta.
E ndjejë, kuptimin e të jetuarit, kur shoh , një kthjelltësi qiellore, dhe me jep të kuptojë , që jemi vizionare, tek lëvizja e reve qe krijon format me imagjinare dhe ti vetëdijesohesh, që dhe jeta ec me këtë hap. Te rrezatimi I dellit në një ditë të bukur që të jep përshtypjen që “engjëjt “përshkruajnë token …
Te druri që ngjallë kurora lulesh, dhe të kujton që jeta është ndjenjë, te lartësitë e shkëmbinjve që të japin idenë – se arrije piedestalin e të jetuarit në jetë, te qetësia e oqeaneve që të jep të mendosh, jeta është e thellë, e qetë dhe e zhurmshme, sfidoje këtë shume herë.
Te pafajësia engjëllore e fëmijës me kureshtjen , se si të jetësojë të jetuarën, te krijesat tjera që tek ta shoh vetveten, te vërtetësia “profetike” e të moshuarve që jeta është e shkurtër, shumë e shkurtër..!
Te fillimi i secilës ditë të re, me krenarinë e pathyeshme – ne jemi mbretër të kohës së jetuar…!
Ka mijëra, e mijëra copëza çastesh që presin nga ne të vetëdijesohemi, se ne jemi të gjallët.- ne jetojmë. Jeta, bashkë me ditët e tona, krijon në veten e vetë një kuptim të saj edhe pse në shumë mënyra rrugë, pengesa, shqetësime dhe gëzime, prapë se prapë merr kuptimin e saj të emrit Jetë.
Te jetojmë jetën , do të thotë që të jemi sa më shumë intenziv me jetën dhe peripetit jetësore duke e ditur se dita në ditë ndryshon edhe pse nuk e veremë dhe çdo moment i jetës e kërkon një shfrytëzim të saj , një rëndësi të saj, që në fakt, ne me plotë bindje të e quajmë jetë , jetë e cila nuk vendosi mbi ne ose për ne, por ne ishim ata që i ndryshuam kahjen , pavarësisht se në çka dhe si.
Ne shumë dimensione të jetës, njerëzit të cilët edhe janë dështues ne disa rrugë, marrin edhe shprehin qe të fajësojnë jetën , por perse ?! Jeta nuk i ka fajet, edhe pse faji gjendet ne mesin tonë, gjendet ne gatishmërinë tonë inteligjente, kuptimore, studiuese dhe analizuese.
Të filluar nga parimet e ndryshme të jetës dhe studimeve mbi jetën, ne lirisht mundemi të e ndajmë jetën ne dy shkallë ose ne dy drejtime : Pasive dhe Aktive. Te jesh aktiv me jetën dhe në jetë për jetën , do të thotë se çdo gjë edhe nëse ne e quajmë të kotë, duhet ta mësojmë dhe se punës me të vogël , të i kushtojmë rëndësinë më të madhe.
Ne fajësimin që dikush i benë jetës , kemi të bëjmë edhe me njerëz që e fajësojnë edhe njeri-tjetrin, duke harruar se komunikimi i njeriut , është çelësi kryesor edhe mes bisedave vulgare, edhe ne mes të vete komunikimit me vetveten tende dhe personalitetin tënd njerëzor.
Kush jemi ne ? Çka jemi ne dhe çka dëshirojmë ne nga jeta , sepse jeta nuk dëshiron asgjë nga ne. Fati dhe mëshira e jetës nuk lihet në mëshirën e jetës, por duhet që ajo të aktivizohet, të krijohet një qark i saj qe edhe nëse ne mendojmë se jemi duke u sjellë në të njëjtin vende, të mos mbesim aty të mbyllur në ato mendime , por te mundohemi që qarkun ose harkun të e zgjerojmë më shumë se aq sa mendojmë qe e kemi të gjykuar. Pra nëse mendojmë se e kemi të gjykuar. Jeta nuk gjykon , por ne e lejojmë qe ajo të behet gjykatës i joni , gabimet tona nuk janë me qellim, por ne i lejojmë të peshojnë mbi ne, arritjet tona nuk janë një mrekulli por vetëm meritë e jona dhe kontribut i joni.
Lirisht mund të them se “Natyra është e mirë dhe e mrekullueshme, por njerëzit e prishin” Pra , jeta është e mirë , por nëse e lemë në mëshirën e saj , në mëshirën e një mrekullie , atëherë presim qe ajo të punon për të mirën tonë, ndërsa e mira dhe e keqja e jonë varet dhe do të varet çdo herë nga jeta dhe kuptimi i jetës, sesa dhe si kontribuojmë ne për jetë, për veten tonë dhe për disfatën ose rezultatin e arritjes
Pra . bëje buzëqeshjen dhe dashurinë armën tënde më të fort. Hapi drynat e zemrave të mbyllura me buzëqeshjen tënde. Përdore armën që nuk lëndon aspak. Arma jote fal gëzim dhe lumturi. Një buzëqeshje e jotja, që ty nuk të duket asgjë, për dikë është tërë bota. Atij që i mungon gjithçka, dashuria jote, mund të jetë fillimi i lumturisë. Ndërto kështjellën tënde mbi themelet e dashurisë dhe buzëqeshjes. Fito gjithçka me armët tua. Buzëqeshja dhe dashuria , janë gjërat më të lehta, më të ëmblat dhe falin lumturi. /2L ONLINE/
