(2LONLINE) – Rruga për në shkollë po më duket sikur nuk mbaron kurrë, ka edhe pak kohë që do të vendoset edhe për fatin tim. Kam shumë drojë që ëndrra ime nuk do të bëhet realitet, e çfarë do të dojë tjetër më shumë një maturant si unë përveç se të bëhet ai/ajo çfarë ëndërron.
Këto mendime më trazojnë paksa! Suksesi në sy të çdokujt merr trajta të ndryshme, hije të ndryshme. Secili ka një perceptim, drejtim i cili përfaqëson personalitetin e tij. Edhe unë jam një ndër ta që ka qëllime në jetë , ku gjithmonë lutem edhe për suksesin.
Por megjithëkëtë nuk mendoj që paraja mund të quhet sukses i jetës siç mburren shumica maturantëve të pasur , suksesi vije shumë më ndryshe, është jeta ajo e cila të bënë të suksesshëm dhe të pasur në profesionin tënd. Konsideroj se mbi të gjitha suksesi vije në hap me punën e palodhur dhe është ambicia ajo e cila e përmbush tërë këtë fuqi njerëzore.
Përkushtohuni jetës serioze sepse askush nuk lind i suksesshëm, por gjithkush mund të bëhet. Për ne maturantët shkruhet e këndohet shumë, por fundi prapë se prapë është i pashmangshëm, ndarja nga shoqëria dhe bankat shkollore me të vërtetë përjetohet vështirë. Ditë kalojnë, vitet ndryshojnë numrat, por ajo që nuk harrohet nga e gjithë kjo janë momentet e papërsëritshme, por të qenit maturantë na jep përparësi.
Nëse do të veçoja pjesën më të mirë të jetës deri më tani, është pa dyshim shkolla e mesme dhe në fund matura. Pas gjithë këtyre ditëve, jave dhe viteve të shkollës së mesme, dhe në fund vjen dhe matura, pikërisht kjo është më e mira , kjo është ndjenja që nuk do ta përjetojë asnjë maturant më, dhe kjo na bënë që të kthehemi në retrospektivë e t’i kujtojmë momentet e mira. /2lonline/
/Edona JERLIU/