DYLON

Jeta e krijuesve të mëdhenj është me plotë therra e me pak lule!

Jeta e krijuesve të mëdhenj është me plotë therra e me pak lule!
Avatar photo Redaksia

Piktori ynë i madh Gjelosh Gjokaj në moshën dhjetëvjeçare e la vendlindjen e tij të dashur,Mileshin dhe Malësinë dhe bëri një rrugëtim të gjatë në mes të Prishtinës ku e themeloi Fakultetin e Arteve, Romës ku për pesëmbëdhjetë vjet bëri dhe krijoj një emër në artin Evropian dhe Augsburgut ku edhe ishte në majat e karrierës së tij artistike.

Shkruan: Nue Oroshi

Ai i la kulturës shqiptare dhe asaj Evropiane mbi 3000 piktura dhe punë të ndryshme grafike, duke u bërë njëri ndër piktorët më të mëdhenj të botës shqiptare. Gjelosh Gjokaj i takon treshes apo trinisë së shenjët të kulturës shqiptare: Ernest Koliqi,Martin Camaj dhe Gjelosh Gjoka, të cilët lanë gjurmë të thella të kulturës shqiptare në Evropë.

EkoHigjiena

Nuk është rastësi që ekspozitën e parë në Romë në vitin 1971 piktorit Gjelosh Gjokaj ia hapi i madhi prof.Ernest Koliqi ndërsa në vitin 1983 ekspozitën në Mynih të Gjermanisë ia hapi shkrimtari ynë i madh Martin Camaj. Gjelosh Gjokaj bashkëpunonte ngushtë me të dytë ku i përgatiste kopertinat e librave të Martin Camaj, si dhe kopertinat e revistës shkencore të Ernest Koliqi “Shejzat”. Arti dhe kultura shqiptare sot është më e varfër se asnjëherë më parë sepse humbi maestron e fundit të treshes së madhe që i dhanë emër në botë kulturës shqiptare.

Familja Gjokaj duhet të jeni krenarë që në gjirin e saj u lind dhe u rrit një piktor i madh, i cili duke marrë shembull nga xhubletat shqiptare, krijoj një art të veçantë gjithnjë duke u inspiruar edhe në traditën dhe folklorin e madh shqiptar.

Madje ai me thjeshtësi pikturonte edhe figurat e mëdha kombëtare siç ishin :Dedë Gjon Luli, Kapidan Gjon Marka Gjoni, Mehmet Shpendi, Kapidan Mark Gjon Marku, dhe këto piktura të këtyre atdhetarëve i ekspozoi edhe në Akademinë e parë të “Trojeve te Arbrit “që e kemi mbajtur ne Hamburg me 12 e 13 Qershor 2004 ku me plotë dëshirë mori pjesë në këtë sesion shkencor.

Gjelosh Gjokaj ishte një kohë të gjatë edhe krytear i Shoqatës “Lahuta “e cila mblidhte Malsorët e mërguar për t’i ndihmuar vendlindjes në forma të ndryshme.

Ai rrjedhte nga një familje e nderuar e baca Kurtit një atdhetari të mirëfilltë kombëtar. Pas shtegtimit të gjatë shtatë dekada në mesë Prishtinës, Romës dhe Augsburgut ai vitet e fundit të jetës i kaloi më shumë në fshatin e tij të lindjes ku e ktheu edhe Atelienë, në Milesh.

Gjelosh Gjokaj në Panteonin e Kulturës Shqiptare është i fundit maestro nga treshja e trinisë së shenjët kombtare Koliqi-Camaj-Gjoka.

Kjo treshe rrezatojë shkelqyeshem duke e prezentuar kulturën shqiptare si pjesë e pandarë e trungut Evropian.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.