DYLON

Gloria Gaynor: JES GJALLË! (I WILL SURVIVE)

Avatar photo Redaksia

Gloria Gaynor: JES GJALLË (I WILL SURVIVE)

N’fillim u tuta, u shashtrisa
Ma mirrke menja që kurrë s’muj me jetu pa ty
Po mandej kalova sa net tu mendu qysh m’ke keqtrajtu
E u forcova, dhe u msova qysh me ia dalë

E tash je kthy prej kurrkahit
Kur hina t’gjeta me at ftyrën e pik’llume
U dashtë me ndrru at’ dreq dryni
Veç ni sekond t’m’kish shku menja që ishe kthy me ma teshë

EkoHigjiena

Ec tash, ik. Dil jashtë
Baju se ma s’je i mirëseardhun
A s’ke ti qai që u munove me m’vra me lamtumirë a?
A ta murr menja që kom m’u shkapërderdhë a?
A ta murr menja që kom me ra me dekë a?

Jo tybe, un’ jo!
Jes gjallë.
Sa t’di me dashtë e di që kom me metë gjallë.
E kom krejt jetën me jetu
E kom krejt dashninë me dhonë.
Dhe jes gjallë
Jes gjallë, hej, hej.

video: JES GJALLË (I WILL SURVIVE)

M’u dasht krejt fuqia që e pata mos m’u thy
U munova fort m’i shnoshë copat e zemrës s’thyme
E i kalova, o, kaq shumë net veç tu m’ardhë keq për veti.
Kajsha po tash e maj kryt nalt.

E tash po m’sheh si dikon t’ri.
S’jom ma ai njeri i vocërr n’zingjirë, hala n’dashni me ty.
E ta murr menja me ardhë n’t’kapërcymë,
Dhe me pritë që jom e lirë.
E tash pe ruj krejt dashnimin tem për dikon që m’don.

Ec tash, ik. Dil jashtë
Baju se ma s’je i mirëseardhun
A s’ke ti qai që u munove me m’vra me lamtumirë a?
A ta murr menja që kom m’u shkapërderdhë a?
A ta murr menja që kom me ra me dekë a?

Jo tybe, un’ jo!
Jes gjallë.
O, sa t’di me dashtë e di që kom me metë gjallë.
E kom krejt jetën me jetu
E kom krejt dashninë me dhonë.
Dhe jes gjallë
Jes gjallë.

/Ridvan Bunjaku/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.