DYLON

Jerliu: Tregu i Gjelbër po bëhet më i miri në regjion, jemi bërë krahë i tregtarëve

Jerliu: Tregu i Gjelbër po bëhet më i miri në regjion, jemi bërë krahë i tregtarëve
Avatar photo Redaksia

Kryeshefi ekzekutiv i ndërmarrjes Tregu, Avdyl Jerliu, ka deklaruar se Tregu i Gjelbër do të përfundojë në pjesën e parë të vitit 2020 dhe po bëhet më i miri në regjion.

“Që prej viteve 60-ta, në këtë treg nuk është investuar kurrë. Tash po investojmë mbi 1 milion euro në ndërtimin dhe modernizimin e tij. Pra, po bëhet Tregu më i mirë në këtë regjion të Ballkanit Perëndimor falë përkushtimit të jashtëzakonshëm kryetarit Lutfi Haziri”, ka thënë Jerliu, në konferencën e mbajtur në hapësirat e Tregut të Gjelbër.

Ai ka njoftuar se Komuna ka fituar projektin e ndërtimit të Tregut të Kafshëve në vlerë prej 382 mijë euro, i cili pritet të nis më 1 shkurt të vitit 2020 dhe do të përfundojë brenda 24 muajve.

EkoHigjiena

“Projekti është bashkëfinancim i Komunës së Gjilanit dhe Komisionit Europian, të cilin e falënderoj shumë për përkrahjen e madhe në këtë projekt dhe në përgjithësi në modernizimin e tregjeve në Gjilan”, u shpreh Jerliu.

Kryeshefi i ndërmarrjes Tregu ka thënë se është i lumtur që me sukses e kanë përfunduar edhe projektin e bashkëpunimit ndërkufitar Gjilan-Komunovë, përmes të cilit kanë përfituar fermerët e dy komunave.

“Në kuadër të këtij projekti, janë funksionalizuar tregjet mobile dhe janë trajnuar fermerët. Pra, jemi bërë krahë fermerëve për t’i plasuar në treg produktet e tyre të freskëta. Në kuadër të këtij projekti, Tregu i Gjelbër ka përfituar edhe 100 shtande moderne, të cilat do të inkorporohen në kuadër të projekti të madh”, tha Jerliu, teksa e ka paraqitur punën 1-vjeçare të ndërmarrjes.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.