DYLON

Jerliu: Në Gjilan po ndërtohet njëri nga tregjet me të mira në rajon

Jerliu: Në Gjilan po ndërtohet njëri nga tregjet me të mira në rajon
Avatar photo Redaksia

Kryeshefi ekzekutiv i ndërmarrjes Tregu, Avdyl Jerliu, ka thënë sot se në Gjilan po ndërtohet njëri nga tregjet më të mira në rajon, i cili pritet të përfundojë brenda tetë muajsh.

Ai tha se i kanë marrë parasyshë kërkesat e tregtarëve që të mos largohen krejtësisht prej Tregut të Gjelbërt derisa po zhvillohen punimet, duke shtuar se projekti po zbatohet pjesë-pjesë.

“Jemi në prag të fillimit edhe të “Tregut të Kafshëve” i cili do të ndërtohet në Velekincë dhe për këtë projekt janë siguruar mjetet financiare. Po ashtu, po punojmë insensivisht edhe për tregjet mobile dhe i kemi përcaktuar shumicën e lokacioneve nëpër lagjet më të mëdha të komunës së Gjilanit, të cilat do të jenë një lehtësim i madh për fermerët për plasimin e produkteve të tyre. Së shpejti do të ndërtohet tregu mobil te vendi i quajtur Bunari i Përlepnicës dhe pas tij të tjerët me radhë si në lagjen Dardania, Arbëria e Iliria”, ka thënë Jerliu, në një konferëncë për media, gjatë prezantimit të punës 6-mujore.

EkoHigjiena

Ai ka konfirmuar se janë në përgatitje të ndërtimit edhe të tregut në Zhegër, ndërkaq po punojnë në ndërtimin e Tregut të Rërës, Tregun e Lëndëve Djegëse e Tregun e Veturave.

Kryshefi ekzekutiv i kësaj ndërmarrje, Avdyl Jerliu, e ka falënderuar kryetarin e Gjilanit, Lutfi Haziri, për mbështetjen e madhe në realizimin e këtyre projkteve kapitale.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.