DYLON
Mirëmbahen varrezat e qytetit

Jerliu: Ndërmarrja Publike Lokale “Tregu” vazhdon angazhimin e saj në mirëmbajtjen e hapësirave publike

Jerliu: Ndërmarrja Publike Lokale “Tregu” vazhdon angazhimin e saj në mirëmbajtjen e hapësirave publike
Avatar photo Redaksia
/Jerliu ka bërë me dije se punët do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim, në përputhje me planin operacional të Departamentit të Hapësirave Publike pranë NPL “Tregu” Sh.A./

Drejtues nga Ndërmarrja Publike Lokale “Tregu”, Gjilan, thanë se edhe këto ditë të muajit maj i gjen punëtorët e kësaj ndërmarrjeje me aktivitet të shtuar në lokacione të ndryshme të qytetit, përfshirë edhe varrezat e qytetit.

“Ekipet tona, përveç mirëmbajtjes së përditshme, tashmë janë duke zhvilluar një aksion të intensifikuar të pastrimit dhe kositjes në këtë lokacion, me qëllim të ruajtjes së pastërtisë, rendit dhe krijimit të një ambienti sa më të rregullt për qytetarët”, ka thënë për Portalin 2LONLINE, Avdyl Jerliu, Kryeshef Ekzekutiv i NPL “Tregu”.

EkoHigjiena

Jerliu ka bërë me dije se punët do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim, në përputhje me planin operacional të Departamentit të Hapësirave Publike pranë NPL “Tregu” Sh.A.  /2LONLINE/