DYLON

Jeremiq kandidon për Sekretar të Përgjithshëm të OKB-së!

Avatar photo Redaksia

Ish – Ministri serb i Punëve të Jashtme dhe ish – kryetari i Asamblesë së Përgjithshme të OKB –së me mandat njëvjeçar, Vuk Jeremeq ka shtuar shumë apetitet e vete politike e diplomatike. As më pak dhe as më shumë, ai ka ndër mend që në vitin e ardhshëm të kandidojë për postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara. Për këtë synim të tij shkruan gazeta “Blic”, të cilsë i referohet Titulli, dhe e cila thotë  se ëndrrën e tij, tash për tash, e përkrahin edhe kryetari i Serbisë Tomislav Nikoliq dhe kryeministri Ivica Daçiq.

Mandat i Sekretarit aktual të KB-s Ban ki Monn skadon në vitin 2016.

EkoHigjiena

Sekretari i ardhshëm i KB –së pritet të jetë nga vendet e Evropës lindore me procedurë rotative të gjashtë grupeve rajonale KB. Sekretari i Përgjithshëm zgjidhet me mandat pesëvjeçar.

Gjatë kryesimit të Asamblesë së Përgjithshme, Jeremiq  arriti që në selinë e OKB së në Nju Jork të emetojë himnin nacionalist serb “Marshi i Drinës” dhe ta shqiptojë deklaratën e njohur anti Kosovë: “Kosova mund të hyjë në OKB vetëm sipër trupit tim të vdekur”.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.