(2LONLINE) – Avni Behluli, drejtor i Shkollës së Artit Pamor në ciklin e mesëm të lartë, sot ka dhënë dorëheqjen e tij të parevokueshme nga pozita e drejtorit për shkak të gjendjes së krijuar atje, të cilën e ka aprovuar kryetari i Komunës së Gjilanit z.Lutfi Haziri.
Kopjen fizike të dorëheqjes, drejtori Behluli e ka dorëzuar në Zyrën e Kryetarit para pak çastesh.
Me dorëheqjen e tij, pritet që gjendja në këtë shkollë ti kthheet normaliteitt dhe të tejkalohet ngërçi i krijuar atje për disa ditë me radhë.
Behluli poashtu e ka informuar edhe Drejtorinë Komunale të Arsimit me vendimin që e ka marrë sot në lidhje me pozitën e tij. /2lonline/