Bordi i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës i përbërë nga: Arsim Halili, Beadin Syla, Besiana Krasniqi, Dardan Hoti, Fidan Rama, Majlinda Aliu, Taulant Qenaj, Valdrin Krasniqi jep dorëheqje unanime për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të përgjithshme të jashtëzakonshme të AGK-së.
Ofrimi i dorëheqjes bëhet me qëllim të krijimit të parakushteve për sigurimin e mandatit të plotë 3 vjeçar të kryetarit-es së AGK-së dhe shmangies së situatës për përsëritjen e zgjedhjeve të rregullta pas 9 muajve për kryetar dhe anëtarë Bordi, të parapara sipas kalendarit të rregullt.
Bordi konsideron se në rrethanat e krijuara dhe mbështetur në statutin e AGK-së, kjo është zgjidhja më e mirë cila do të siguronte një proces më gjithëpërfshirës dhe më reprezentativ duke mobilizuar më shumë anëtarësinë për zgjedhjen njëherësh të të gjitha organeve të AGK-së.
Anëtarët e Bordit falënderojnë anëtarësinë për mbështetjen e deritanishme ndërsa urojnë për një proces zgjedhor të hapur, transparent dhe të drejtë.
Na priftë e mbara!
Me respekt,
Bordi i AGK-së