Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Azem Hajdari ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga të gjitha përgjegjësitë partiake. Hajdari përmes një njoftimiu dërguar mediave thotë se këtë vendim e ka marrë si pasojë e injorancës që i është bërë atij kur është interesuar për të qenë pjesë e listës së kandidatëve të LDK-së për deputetë në Kuvendin e Kosovës.
“Në mbështetje të injorancës që i është bërë interesimit tim për të qenë pjesë e listës së kandidatëve të LDK-së për deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës për zgjedhjet që do të mbahen më 8 maj 2014, nga lidershipi i Degës së Dytë të LDK-së në Prishtinë dhe nga kryetari i LDK-së, Isa Mustafa e konsideroj obligim moral që të ofroj dorëheqje të parevokueshme nga të gjitha përgjegjësitë partiake brenda LDK-së (Kryesia dhe Këshilli i Përgjithshëm)”, thuhet në një njoftimin e dërguar nga Hajdari.