DYLON

Jemi bashkë, jemi të barabarta

Avatar photo Redaksia

Manifestimi i së shtunës do të jetë madhështor pikërisht sepse pjesëmarrja e grave do të jetë e madhe, thuhet në një njoftim të subjekteve opozitare.

Thirrja për pjesëmarrjen e grave në manifestimin e 28 nëntorit u bë nga tubimi mobilizues me gra e vajza ku folën nënkryetarja e Kuvendit të Republikës nga VETËVENDOSJE! Aida Dërguti, deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Teuta Haxhiu, Selvije Rexhepi nga NISMA e po ashtu Nazlie Bala, aktiviste e Lëvizjes VETËVENDOSJE!

EkoHigjiena

“Do të jemi bashkë, do të jemi të barabarta dhe aty ku do e kërkon sovraniteti do të marrim pjesë masivisht”, tha Nazlie Bala. Ndërkaq, deputetja Haxhiu tha se manifestimi do të jetë paqësor. “Jemi mbledhë dhe do të mblidhemi sa herë të jetë e nevojshme në mbrojtje të Republikës”, tha Haxhiu para pjesëmarrësve të shumta në Prishtinë duke i ftuar që të vinë me shumë të tjera të shtunën më 28 nëntor, në orën 14:00. Më tej në tubim u tha se marrëveshja për “Zajednicën” dhe ajo për demarkacionin me Malin e Zi nuk mund të kalojnë sepse Kosovës i shkaktojnë një dëm të parikuperueshëm.

Sikur Haxhiu, edhe Selvije Rexhepi tha se do të marrë pjesë me familjarë nesër në manifestim. “Nesër në orën 14:00 të manifestojmë sepse këto marrëveshje nuk guxojnë të kalojnë. Të manifestojmë denjësisht ashtu siç rezistuan deputetët për Republikën”, tha Rexhepi.

“Meqë historikisht padrejtësisht gratë u përjashtuan nga sfera publike ka ardhur koha që me një hap gjigant ta përmbysim këtë rend. Nesër do të jemi aty të gjitha”, tha deputetja Dërguti.

Në këtë tubim u bë thirrje edhe për lirimin e deputetes Donika Kadaj – Bujupi dhe ndalimi i përndjekjes së deputetes Albulena Haxhiu.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.