Jehona e zotimeve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Sami Kurteshit!

Jehona e zotimeve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Sami Kurteshit!

Kryetari Sami Kurteshi njeriu i duhur, në kohën e duhur dhe në vendin e duhur. Prezantimi i 20 zotimeve të Kandidatit për Kryetar të Gjilanit nga Vetëvendosje, Sami Kurteshi kanë bërë jehonë të madhe dhe po mirëpriten nga të gjithë qytetarët e Gjilanit dhe më gjerë. Niveli intelektual, korrektësia dhe serioziteti i Kryetarit, Sami Kurteshi dhe asambleistëve të VV, iu kanë dhënë shpresë dhe besim të plotë gjilanasëve për një qasje ndryshe zhvillimore nga politika e deritashme e mashtrimit dhe premtimeve të kota.

Ekspertët e shumtë të pranishëm në shpalosjen e zotimeve, vlerësuan lartë qasjen serioze të Sami Kurteshit si personalitet dhe si intelektual i kalibrit evropian. Zotimi i Kryetarit, Sami Kurteshi për kthimin e dinjitetit të nëpërkëmbur të gjilanasëve, duke marrë vendime të mëdha për ndryshim bashkë me qytetarë për të gjitha projektet zhvillimore, kanë krijuar besim të plotë për transparence të parasë publike.

E gjithë kjo do të reflektohet pozitivisht në realizimin e të gjitha zotimeve në fushën ekonomike, arsimore, kulturore, sportive e rinore për të cilat, u zotua kryetari i ardhshëm i Gjilanit, Sami Kurteshi bashkë me asambleistët.

Motoja e Sami Kurteshit se “ nuk premtojmë, por zotohemi për përmbushjen e nevojave të gjilanasëve”, ka hyrë në mendje e zemër të qytetarëve si i vetmi besim për ndryshim, zhvillim dhe respektim të ligjit deri në fund. Të gjitha këto janë të mundshme me Sami Kurteshin, kryetarë dhe asambleistët e VV të cilët janë të përkushtuar ta ndihmojnë komunën, duke çrrënjosur politikat e mbrapshta të deritanishme.

Prezantimi 20 zotimeve të VV të prezantuara nga Kryetari, Sami Kurteshi, kanë bërë jehonë dhe janë mirëpritur në çdo familje dhe te secili qytetar i komunës së Gjilanit. Kudo po flitet me admirim, me besim dhe optimizëm të madh. Këto zotime iu kanë dhënë shpresë bujkut, nxënësit, studentit, arsimtarit, veteranit, familjeve të dëshmorëve, sportistëve, rinisë.

Ndaj, me ardhjen e VV në qeverisjen e Gjilanit do të ketë drejtësi dhe transparencë të plotë për të gjitha shpenzimet. Qytetarët e Gjilanit me votën e tyre do ta heqin qafe politikën e vjetër të korrupsionit dhe premtimeve të kota e pa mbulesë, të cilat ia kanë zënë frymën gjilanasëve, e kanë humbur shpresën dhe e kanë mbytur perspektivën për të jetuar në këtë vend.

Me Sami Kurteshin dhe asambleistët e VV, Gjilani do të marrë frymë ndryshe sepse nuk iu mungon ideali, dija, vullneti, guximi dhe besimi për ta bërë komunën e tyre me pamje evropiane, e ku të gjithë qytetarët do të jenë të barabartë para ligjit, duke i gëzuar të drejtat e besimit, shkollimit, punësimit dhe sigurisë së plotë.

Vetëvendosje, Qendra në Gjilan

Sponsorizuar nga Vetëvendosje

KOMENTE