DYLON

“Jehona” e Luginës në Bursa të Turqisë

Avatar photo Redaksia

Shoqëria Kulturore Artistike (SHKA) “Jehona” nga Tërnoci i Komunës së Bujanocit do të marrë pjesë në festivalin ballkanik që do të mbahet në qytetin e Bursës në Turqi. Pas ftesës së bërë nga shoqëria “Nakem” nga Turqia, SHKA “Jehona” ka pranuar pjesëmarrjen në festival, njofton drejtori Abdurrahman Murati.

“Sh.K.A ‘Jehona’ për të tetën herë është pjesëmarrëse në festivalin e Ballkanit në Turqi. Ne tani jemi vëllazëruar me organizatorët dhe me shoqëritë pjesëmarrëse dhe kjo na ka ndihmuar që të jemi pjesë e e këtij organizimi çdo vit”, i tha Titullit Abdurrahman Murati.

EkoHigjiena

Duke shpjeguar se “Jehona” do të përfaqësojë shqiptarët e këtij rajoni, Murati tha se shoqëria kulturoro-artistike që ai drejton, përveç që do të promovojë kulturën dhe traditën e këtij vendi, gjithashtu do të performojë me disa valle nga koreografi Dilaver Kryeziu.

Në festival “Nakem” në Turqi marrin pjesë 20 shoqëri kulturoro-artistike nga i gjithë Ballkani, si Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Bullgaria dhe shtetet tjera.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.