DYLON

Javën e parë të shtatorit mblidhet kuvendi

Avatar photo Redaksia

Deputetja Flora Brovina thotë se vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit, do të thirret javën e parë të shtatorit. Në aktgjykimin e Gjykatë Kushtetuese me të cilin i dha të drejtë PDK-së në kërkesën e saj lidhur me kushtetuetshmërinë e seancës konstituive, thuhet mes tjerash se “seanca e 17 korrikut është e papërfunduar dhe se ajo duhet të vazhdojë me zgjedhjen e kryetarit dhe të nënkryetarëve”.

Sipas kësaj, kompetente për thirrjen e seancës së së Kuvendit për vazhdimin e saj mbetet kryesuesja e seancës Flora Brovina. Ajo tha për Radio Kosovën se pret që në fillim të kësaj jave ta publikohet aktgjykimi i plotë nga Gjykata Kushtetuese dhe menjëhërë më pas, dtë fillojë konsultimet për vazhdimin e seancës.

EkoHigjiena

lexo të plotë në:
http://www.rtklive.com/?id=2&r=2513

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.