DYLON

Javë zhgënjyese për klubet gjilanase të futbollit

Javë zhgënjyese për klubet gjilanase të futbollit
Avatar photo Redaksia

Java e 28-të e Superligës së Kosovës në futboll ka qenë zhgënjyese për klubet gjilanae, FC Drita e SC Gjilani, të cilat kanë pësuar humbje në ballafaqim me skuadrat rivale.

Derisa, Drita ka humbur si mysafire e Malishevës, me rezultat minimal (1:0), Gjilani, nikoqir, ka pësuar humbje nga Llapi (2:3).

EkoHigjiena

Në Malishevë, në stadiumin “Liman Gegaj”, goli i vetëm i ndeshjes është shënuar nga Besnik Ferati, derisa skuadr e Dritës ka huqur dy penallti. Në të dyja rastet Besnik Krasniqi nuk ia ka dal ta mposhtë portierin kundërshtar nga pika e bardhë. E, lojtarët e Dritës, as nga loja nuk kanë arritur të tundin rrjetën kundërshtare, kështu që epilogu i këtij takim ishte 1:0 për vendësit.

FC Drita vazhdon të jetë në krye të tabelës me 60 pikë, ndjekur nga Ballkani me 50 pikë.

Edhe skuadra tjetër gjilanaase, SC Gjilani ka pësuar humbje në këtë javë nga Llapi, me rezultat 2:3, takim i zhvilluar në stadiumin ndihmës në Gjilan.

SC Gjilani avancoi, pastaj ishte në disavantazh, barazoi, por në minutat e fundit të shtesës, pësoi.

Për ekipin “kuqebardh” shënuan Basa e Thaqi, e për Llapin, Tahiri, dy herë, dhe Hasani.

Tani skuadra e Gjilanit mbanë pozitën e pestë në tabelë me 38 pikë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.