DYLON

Javë zhgënjyese për klubet gjilanase, humb edhe Drita

Javë zhgënjyese për klubet gjilanase, humb edhe Drita
Avatar photo Redaksia

Java e 11-të e Albi Mall Superligës së Kosovës në Futboll doli të jetë zhgënjyese për të dyja skuadrat gjilanase, Drita e Gjilani, që garojnë në elitën e futbollit kosovar.

Derisa dje, Gjilani humbi nga Dukagjini, sot Drita u mposht nga Drenica, duke bërë që të dyja këto skuadra këtë javë ta mbyllin pa pikë.

EkoHigjiena

Kur jemi te ndeshja që u luajt sot në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj, Drenica mundi Dritën (3:1).

Skuadra bardh e kaltër ishte ajo që kaloi në epërsi përmes me golin e Albert Dabiqajt (56’), por Drenica arriti të përmbysë gjithçka me dy golat e Ronaldo Chacon (64’, 73’) dhe më pas shënoi edhe Kreshnik Uka (76’), për rezultatin përfundimtar.

Kur jemi te skuadrat gjilanase, pas kësaj xhiroje, Drita është e katërta me 17 pikë, e Gjilani i nënti në tabelë me 11 pikë.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.