DYLON

Javë interesante në Ligën “Agim Ramadani”, liderët fillojnë shkëputjen

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Janë zhvilluar ndeshjet e javës së tretë në kuadër të Ligës Komunale “Agim Ramdani”. Kryesisht janë shënuar rezultate të pritura, deri sa nuk kanë munguar ndeshjet e forta të cilat kanë argëtuar publikun e pranishëm në Palestrën e Sporteve “Bashkim Selishta – Petriti”, në Gjilan.

Karakteristikë pas këtyre tre javëve është shkëputja e dy skuadrave kryesuese me pikë nga skuadrat e tjera.

EkoHigjiena

Në vijim ju njohim se si kanë luajtur skuadrat këtë javë:

Skuadra e FSK-së, e ka hapur javën e tretë me fitore minimale përballë skuadrës Budrika. Në një ndeshje mjaft të fortë, me shumë grintë dhe raste shënimi, ka mjaftuar vetëm një gol për ti vënë epilogun përfundimtar gjithë ndeshjes.

Katana ka triumfuar ndaj Karadakut në derbin e fqinjëve, për të regjistruar fitoren e dytë këtë sezonë duke mbajtur kështu hapin me kryesuesit. Ndeshja u karakterizua me lojë të fortë dhe me FairPlay nga dy skuadrat, gjë për të cilën morën edhe ovacione në fund të ndeshjes.

Skuadra Vëllezërit Aliu është rikthyer tek fitoret deri sa në kuadër të javës së tretë ka mposhtur skuadrën Dalia. Një ndeshje shumë e fortë, me raste dhe gola shumë, penalti e kartonë dy ngjyrësh. Marrë në përgjithësi ishte njëra nga ndeshjet më interesante këtë edicion, duke patur parasysh gjithë elementet që ndodhën përgjatë dy pjesëtoje.

Ndeshja me më së shumti gola këtë javë, përfundoi në favorin e Las Vegas që ia doli të përmbysë skuadrën e Xixës, për të regjistruar fitoren e parë këtë edicion. Dy pjesë të ndryshme me protagonistë të ndryshme, por fraksioni i dytë i lojës doli të jetë më vendimtar, me ç’rast dhe edhe këtë epilog përfundimtar.

Eksimori ka vazhduar me formën e mirë deri sa ka regjistruar fitoren e radhës përballë skuadrës së Verbicës. Një fillim mjaft i mirë për skuadrën e Eksimorit që nga tre javët e para ka bilanc të qind për qind të fitoreve dhe vazhdon të qëndrojë në kreun e klasifikimit.

Migjeni dhe SK Arifi kanë zhvilluar njërën ndër ndeshjen më interesant të javës së tretë, me ç’rast dy skuadrat realizuan nga tre gola, por që morën vetëm nga një pikë. Ky është barazimi i parë këtë edicion për skuadrën SK Arifi, deri sa është interesante për skuadrën e Migjenit që përfundon një tjetër ndeshje me rezultat të njëjtë.

Falë fitores bindëse ndaj Dobërçanit, skuadra Fatbardhi me kryesimin e ligës. Epilogu i ndeshjes duket i thellë, por dy skuadrat zhvilluan një ndeshje mjaft të fortë dhe rezultati i saj ka ndryshuar drastikisht në pesë minutat e fundit të ndeshjes.

Kjo është renditja tabelare pas xhiros së III-të:

/ 2L ONLINE/ Drilon SYLEJMANI /