/2L ONLINE/ – Ndeshje mjaft interesante dhe rezultate befasuese përcollën javën e katërt në Ligën Komunale “Agim Ramadani”. Shikuesit e pranishëm patën mundësinë të argëtohen në maksimum me ndeshjet e zhvilluara në Palestrën e Sporteve “Bashkim Selishta – Petriti”, në Gjilan. Kështu, dëshmohet edhe njëherë cilësinë dhe nivelin e lartë që ka arritur ky kompeticion garash në sezonin e dytë të saj.
Këto janë rezultatet e javës së katërt
Ndeshja ndërmjet SK Arifi dhe Verbicës hapi xhiron e katërt dhe njëherit ishte paralajmërim për një javë mjaft interesante, pasi dueli ndërmjet këtyre dy skuadrave dhuroi spektakël për të pranishmit, të cilët patën mundësi të shohin futboll cilësor dhe mjaft atraktiv. Ndeshja ishte e balancuar gjatë gjithë kohës, por ishin minutat e fundit të ndeshjes që përcaktuan fatin e saj.
Skuadra e Budrikës regjistroi fitoren e dytë këtë edicion garash ndaj skuadrës së sapo promovuar Malishevës e cila nuk ishte tërësisht e kompletuar. Tre gola për tre pikë të rradhës që e ngritin në klasifikim skuadrën e Budrikës e cila duket mirë e organizuar për këtë edicion garash.
Skuadra Vëllezërit Aliu ka vazhduar me formën e mirë, deri sa këtë vikend ka mposhtur skuadrën Migjeni. Rezultati i ndeshjes u vendos vetëm në minutat e fundit të fraksionit të dytë, pasi në përgjithësi ishte një ndeshje e niveluar dhe rezultati i barabartë ishte në pjesën më të madhe të kohës.
Ndërkohë, Dalia ka regjistruar fitoren e parë këtë edicion garash, pasi ka mposhtur skuadrën Las Vegas me një gol diferencë. Një ndeshje me shumë interesante që u mundësoi të pranishmëve të argëtohen me shtatë gola të bukur.
Skuadra Eksimori ka regjistruar fitoren e rradhës, deri sa ka mposhtur bindshëm këtë vikend skaudrën MobiCasa. Ky triumf dhe ndalesa e skuadrave tjera u mundëson skuadrës së Eksimorit lidershipin e pakontestueshëm.
Karadaku dhe Xixa zhvilluan një ndeshje interesante dhe mjaft të barabartë deri në minutat fundit të ndeshjes. Në çastet e fundit të saj vendosi një pakujdesi e gardianit të Xixës, për ti dhuruar fitoren e dytë këtë edicion Karadakut.
Një duel mjaft interesant u zhvillua ndërmjet skuadrës FSK dhe Fatbardhit. Tre gola për një pikë, ishte bilanci i regjistruar nga dy skuadrat që zhvilluan një futboll të hapur dhe cilësor duke u mundësuar të pranishmëve të argëtohen në maksimum me paraqitjen e d skuadrave.
Skuadra Dobërçani ka zhvilluar njërën ndër ndeshjet më të mira këtë edicion deri as ka mposhtur skuadrën Katana. Gola të shumtë, penalti, karton të ngjyrshë e gjithçka tjetër ofroi kjo sfidë që pa dyshim ishte ndër më të interesantet këtë fundjavë.
Renditja tabelare pas javës së katërt është kjo
/2L ONLINE/ Drilon SYLEJMANI/