DYLON

Javë e nxehtë dhe mjaft interesante në Ligën “Agim Ramadani”

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE)- Liga “Agim Ramadani”, është rikthyer sërish në aksion me duelet e javës së nëntë të kampionatit. Palestra e Sporteve “Bashkim Selishta –Petriti”, ka hapur sërish dyert për dashamirët e sportit gjilanas, që në fundjavën e shkuar paten mundësinë të argëtohen, duke parë duele mjaft interesante dhe shumë të nxheta.

Epilogu i ndeshjeve të kësaj jave doli të jetë kështu: 

EkoHigjiena

Dueli hapës i kësaj jave ishte tejet interesant. Jo vetëm për faktin se brenda fushë së lojës ndodheshin dy skuadrat shumë cilësore, por mbi vetë faktin se bartin mbi supet e tyre, emrat e heronjve kombëtare, “Agim Ramadani – (Katana) dhe “Skifter&Kastriot Arifi” – (SK Arifi).
Ndeshja ishte mjaft dramatike deri në fundin e saj, me futbollistët e skuadrës, SK Arifi, që arritën të ruanin kapitalin prej dy golave, për të marrë tre pikëshin e rradhës.
Marrë në përgjithësi, dy skuadrat treguan forcë dhe potencial, veti që i kanë karakterizuar nga fillimi i kampionatit dhe vazhdojnë me dëshirë të madhe ti mbajnë ato drejt realizimit të objektivave të tyre.

Ballafaqimi mes vete ndërmjet këtyre dy skuadrave kishte peshën dhe vlerën e vetë, me skuadrën e MobiCasas, që falë këtij triumfi, afrohet edhe më shumë drejt realizimit ë objektivit të vetëm tani që i ka mbetur. Pas një dueli mjaft të fortë, Dalia detyrohet të dorëzohet më në fund pas kishte regjistruar një varg rezultatesh pozitive. Në vazhdim të kampionatit lufta do jetë edhe më interesante me këto dy skuadra që do luftojnë deri në fund, për të arritur një vend që dërgon në fazën finale të kampionatit.

Skuadra e Las Vegas, e nisë mbarë vitin. duke vazhduar kështu formën e mirë të cilën e kishte patur edhe në garat e kupës. Në kuadër të javës së nëntë, mposhtën skuadrën Karadaku, që nuk e kishte natën më të mirë të saj. Në këtë mënyrë, Las Vegas, fillon ngritjen drejt objektivit të radhës, hyrjen në fazën e play-offit, ndërkohë Karadaku mbetet njëra ndër skuadrat që janë të renditura në mesin e artë të tabelës.

Ka mjaftuar një gol i vetëm i skuadrës Malësia, që të marrë tre pikëshin e dytë këtë kampionat. Në duelin e javës së nëntë, mposhtën skuadrën, Verbica, që gjithashtu vinte nga një sukses i lavdishëm në garat e Kupës. Beteja përfundoi, mirëpo lufta assesi, me dy skuadrat që kërkojnë të jenë pjesë në mesin e 10 ekipeve që do të futen në fazën finale të play-offit.

Fatbardhi rikthehet të bëjë atë që di më së miri, fitore me spektakël. Në kuadër të kësaj jave, triumfuan ndaj skuadrës Budrika, që gjithashtu ndodhej në një formë të mirë, mirëpo që këtë vikend nuk e kishin natën e tyre dhe u detyruan të dorëzoheshin përballë rezultatit, që tregonte semafori në fundin e ndeshjes.

Skuadra, Vëllezërit Aliu po kalon në një krizë të rezultateve dhe këtë më së miri e ka shfrytëzuar Dobërçani, që ka fascionuar me paraqitjet në javët e fundit, sikurse në garat e kampionatit ashtu edhe në të kupës. Një gjë të tillë djelmoshat nga Dobërçani e vërtetuan edhe në këtë vikend, që me plotë sukses rrëmbejnë tre pikëshin e radhës që i ndihmon të ngrihen në renditjen tabelare.

Dueli derbi i kësaj jave, ndërmjet Eksimorit dhe FSK-së, u ka takuar këtyre të fundit. Një gol i vetëm në fundin e ndeshjes ka qenë determinues për fatin e kësaj sfide, që ishte njëra ndër më interesantet që nga fillimi i kampionatit. Dy skuadrat patën mundësitë e tyre, mirëpo rrjetat heshtën deri në fundin e ndeshjes, me ç’rast djelmoshat e udhëhequr me plotë sukses nga Liridon Poroshtica, realizojnë dhe marrin triumfin e gjashtë këtë edicion, që i bënë ata njëherit edhe lider të kampionatit.

Migjeni regjistron rezultatin më të thellë në këtë javë, duke mposhtur skuadrën e Xixës, që ishte larg formës dhe paraqitjeve të mira që pati në garat e kupës. Këtë më së miri e shfrytëzuan futbollistët e Migjenit, që finalizuan pothuajse çdo aksion të tyre, për të marrë fitoren e dytë këtë edicion garash dhe shpresën për të zënë një vend që dërgon në garat e play-offit.


/2L ONLINE/ Drilon SYLEJMANI/