DYLON

Javë e frytshme për skuadrat gjilanase, fitojnë edhe FC Drita edhe SC Gjilani

Javë e frytshme për skuadrat gjilanase, fitojnë edhe FC Drita edhe SC Gjilani
Avatar photo Redaksia

Sot janë zhvilluar tri ndeshje interesante, të javës së 23-të. të Superligës së Kosovës në futboll, javë kjo e frytshme për skuadrat gjilanase, FC Drita dhe SC Gjilani, pasi që, të dyja skuadra kanë shënuar fitore dhe kanë arkëtuar pikë të plota.

Sfida kryesore, padyshim që u luajt në Gjilani, ku skuadrat, Drita dhe Llapi, sfiduan njëra-tjetrën dhe pas 90 minutave lojë, gjilanasit u dëshmuan si skuadër më e mirë dhe shënoi fitore me rezultat 2:0.

EkoHigjiena

Golat u realizuan në pjesëlojën e dytë, fillimisht erdhi autogoli i Shabanit 47′ dhe pastaj  edhe goli i Ajzeraj  në minutën e 92”.

Me këtë fitore, Drita mban hapin për titull kampioni, pasi ka vetëm një pikë më pak (47 pikë) se i pari në tabelë, Ballkani (48), por që lideri luan ndeshjen e javës së 23-të, nesër.

Ndërkohë, skuadra tjetër gjilanase, SC Gjilani ka shënuar fitore minimale (0:1)), por të vlefshme, edhe atë si mysafire, duke e mposhtur Dukagjinin, me golin e shënuar nga Zeka (44’).

SC Gjilani e ka nisur shumë mirë stinorin pranveror, pasi në këto pesë xhiro të këtij stinori, ka mbetur skuadër e pamposhtur, ka barazuar dy herë dhe më pas radhazi i ka shënuar tri fitore.

Tani, SC Gjilani është edhe ma komod në pozitën e tretë të tabelës së klasifikimit me 38 pikë.

Ndërkaq, në duelin tjetër të ditës së sotëm u ballafaquan Drenica dhe Ferizaj, skuadra nikoqire shënoi fitore minimale (1:0).   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.