(2L ONLINE) – Xhiroja e gjashtë në Ligën Komunale “Agim Ramadani” kaloi nën hijen e nderimeve që iu bënë figurës dhe veprave të ish pjesëtarit të FSK-së, Enver Azemi i cili humbi jetën tragjikisht ditën e shtunë. Gjithsesi, Palestra e Sporteve “Bashkim Selishta – Petriti” në Gjilan, mirëpriti simpatizuesit e futbollit të cilët erdhën për ti parë skuadrat deri sa përformuan për këtë vikend.
Në shtatë ndeshjet sa u zhvilluan këtë fundjave, janë regjistruar katër barazime, dy fitore minimale dhe një me epërsi prej dy golave, me çka dëshmon edhe rivalitetin e fortë që ka mbretëruar këtë xhiro. The Living Room ka arritur ta rikthejë sërish pozitën e parë në tabelë pasi ka shfrytëzuar rrëshqitjen e Djemve të Qytetit ndaj Besit që luajtën baras, ndërkohë që triumfuan ndaj Dobërqanit minimalisht.
Vëllezërit Aliu janë befasuar nga Dalia që ka përmbysur rezultatin për ta fituar gjithë ndeshjen me dy gola dallim. MobiCasa është rikthyer sërish tek fitoret deri sa ka mposhtur njërin nga pretendentët Las Vegasin minimalisht. Në sfidën hapëse të kësaj jave Eurolloto barazoi me Bujanën njejtë siç bënë edhe Policia me Karadakun dhe Autoshkolla Arti me Verbicën.
Dueli ndërmjet FSK-së dhe Katanas është shtyrë për një datë të pacaktuar.
/Drilon SYLEJMANI/ 2L ONLINE/