DYLON

Java në Hidromorava

Java në Hidromorava
Avatar photo Redaksia

JAVA NË KRU “Hidromorava” SH.A – Gjilan

21–25 SHTATOR 2026

EkoHigjiena

PUNA QË BËHET ÇDO DITË, PËR NJË SHËRBIM MË TË MIRË.

Gjatë kësaj jave, ekipet e KRU “Hidromorava” Sh.A. kanë vazhduar punën në terren dhe në ofrimin e shërbimeve për konsumatorët, me fokus në mirëmbajtjen e rrjetit, realizimin e projekteve infrastrukturore dhe informimin e vazhdueshëm të qytetarëve.

🔧 INTERVENIME NË RRJET

Ekipet teknike kanë qenë të angazhuara në intervenime dhe sanimin e defekteve në rrjetin e ujësjellësit, me qëllim të rikthimit sa më të shpejtë të furnizimit dhe funksionimit të rregullt të sistemit.

PUNIME NË KUADËR TË NDËRTIMIT TË BULEVARDIT

Në kuadër të projektit për ndërtimin e Bulevardit në qendër të qytetit, janë realizuar intervenime në infrastrukturën e ujësjellësit, përfshirë përshtatjen dhe lidhjen e segmenteve të rrjetit.

Për shkak të këtyre punimeve, në zona të caktuara është bërë e nevojshme ndërprerja e përkohshme e furnizimit me ujë, me ç’rastë i falemnderojmë qytetarët për mirëkuptimin e tyre.

PUNË NË PROJEKTET INFRASTRUKTURORE

Kanë vazhduar aktivitetet në projektet për zgjerimin dhe përmirësimin e rrjetit të ujësjellësit, duke përfshirë punimet në terren dhe realizimin e kyçjeve për konsumatorët.

INFORMIMI I QYTETARËVE

Gjatë gjithë javës, përmes kanaleve zyrtare të komunikimit, konsumatorët janë informuar në kohë për ndërprerjet e furnizimit, punimet në terren, intervenimet dhe aktivitetet e ndërmarrjes.

“MIRËMËNGJES NGA HIDROMORAVA”

Këtë javë kemi sjellë edhe një rubrikë të re, përmes së cilës ju tregojmë nga afër se si nis dita në KRU “Hidromorava” dhe kush janë njerëzit që çdo ditë punojnë për t’ju ofruar shërbim.

Sepse pas çdo ndërhyrjeje në terren, çdo raportimi dhe çdo shërbimi për konsumatorin, qëndron një ekip që punon çdo ditë.

FUNDJAVA KRU “HIDROMORAVA” SH.A.

Në fund të kësaj jave, një pjesë e stafit dhe e menaxhmentit të KRU “Hidromorava” do ta shfrytëzojë fundjavën për një udhëtim në Shqipëri.

Ndërkohë, zyrat e KRU “Hidromorava” kanë qenë të hapura deri në orën 16:00, nga pjesa tjetër e stafit e cila ka vazhduar angazhimin dhe punën e rregullt, duke siguruar që shërbimet ndaj konsumatorëve të vazhdojnë pa ndërprerje.

KRU “HIDROMORAVA” SH.A.

Ne vazhdojmë të punojmë për mirëmbajtjen dhe përmirësimin e infrastrukturës, për shërbime më cilësore dhe për një komunikim sa më të drejtpërdrejtë dhe transparent me konsumatorët.

Nga terreni, në zyra dhe në komunikim me qytetarët – puna jonë vazhdon çdo ditë.

PUNA JONË ËSHTË SHËRBIMI JUAJ.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.