DYLON

Java e tretë e nëntorit parashihet me kushte të paqëndrueshme meteorologjike

Java e tretë e nëntorit parashihet me kushte të paqëndrueshme meteorologjike
Avatar photo Redaksia

Parashikimi i Motit për pesë ditë (14-18 nëntor 2022)!

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, java e tretë e nëntorit parashihet me kushte të paqëndrueshme meteorologjike

EkoHigjiena

Të hënën. Mot me diell dhe vranësira të pakta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius.

Të martën. Mot kryesisht i ngjashëm. Vranësirat do të shtohen, por nuk parashihet të ketë reshje.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius

Të mërkurën. Mot me diell dhe vranësira të dendura të cilat përveç që do të shtrihen rreth maleve, prezenca e tyre do të jetë edhe në viset mesatare dhe të ulëta.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius.

Të enjten. Mot kryesisht i vranët dhe më dinamik për shkak të prezencës së reshjeve. Në fushat e temperaturave maksimale do të ketë ulje të lehta, ndërsa në ato të minimaleve parashihet rritje të lehta.

Minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius.

Të premten. Mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga të dobëta shiu. Temperaturat do të vazhdojnë të ulen, në të dy vlerat ekstreme.

Minimalet do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius.

Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-6 m/s.

Gjatë vikendit sërish parashihen rënie të temperaturave dhe reshje shiu, kryesisht ditën e diele.

Java e fundit e muajit nëntor parashihet të jetë më e ftohtë në vlerat e temperaturave maksimale. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.