DYLON

Java e pestë për skuadrat gjilanase mundësi për t’u këndellur!

Java e pestë për skuadrat gjilanase mundësi për t’u këndellur!
Avatar photo Redaksia

Të dielën zhvillohet java e pestë e Albi Mall Superligës së Kosovës në Futboll. Dy skuadrat gjilanase që bëjnë gara në elitën e futbollit kosovar, FC Drita e SC Gjilani luajnë kundër Prishtinës së Re, përkatësisht Ferizajt.

Kjo javë është një mundësi e mirë që skuadrat gjilanase të këndellen, pasi në këto katër xhiro nuk u ka ecur siç është pritur apo siç është dashtë t’u ecë.

EkoHigjiena

Kampionia aktuale Drita, duket se energjinë edhe e ka derdhur, por edhe e ka të fokusuar akoma në garat evropiane ku është skuadër e cila vazhdon tutje në fazën e grupeve të “UEFA Conference League”, ndërkohë që në elitën e futbollit kosovar nuk ka nismë të mirë, transmeton 2LONLINE.com.

Madje, kjo skuadër kampione, në këto katër xhiro, akoma ka mbetur pa e shijuar fitoren. Është e parafundit në tabelë, me vetëm dy pikë, pasi ka dy humbje e dy barazime. Ka  humbur nga Ferizaj dhe Drenica, ka barazuar me Prishtinën dhe Llapin.

Skuadra që drejtohet nga kryetrajneri Zekirija Ramadani, i mbetet ta gjej rrugën e fitores në takimin e së dielës, kur Drita ballafaqohet para shikueseve të saj me Prishtinën e Re, ndeshje që fillon në ora 15:00.

Skuadra tjetër gjilanase, SC Gjilani, ndonëse me pikë qëndron ma mirë se Gjilani, në tërësi, nëse i referohemi këtyre katër xhirove, ka probleme të theksuar sidomos me mbajtjen e ritmit të lojës së mirë, kuptohet kur e gjen atë. Herë luan një lojë të mirë e herë një lojë zhgënjyese, pra paqëndrueshmëri. Kjo e bënë një skuadër të luhatshme nga takimi në takim. transmeton 2LONLINE.com.

SC Gjilani duhet ta gjej, nëse nuk e ka gjetur akoma çfarë nuk po shkon, dhe t’i ndal këto “vibrime”, ta mbajë qetësinë te loja e mirë, që natyrisht të sjellë edhe fitore e pikë, e të vazhdojë me atë ritëm.

Tani për tani, SC Gjilani ka një fitore kundër Prishtinës, një barazim me Ballkanin dhe dy humbje, njërën humbje nga Dukagjini e tjetrën nga Malisheva, ka katër pikë dhe mban pozitën e shtatë.

Në xhiron e pestë që e luan të dielën në ora 15:00, skuadra kuq e bardh që drejtohet nga kryetrajneri Ardian Nuhiu udhëton për në Ferizaj, një mundësi për t’u këndellur e kthyer drejtimin kah pjesa e epërme e tabelës, aty ku i ka shpërfaqë edhe synimet se synon të jetë.

Përndryshe, ja më poshtë qiftet e javës së pestë të Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.