DYLON

Java e pestë frytdhënëse për klubet gjilanase të futbollit

Java e pestë frytdhënëse për klubet gjilanase të futbollit
Avatar photo Redaksia

Sot janë zhvilluar ndeshjet e javës së pestë të Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll, e për dy skuadrat gjilanase ishte kjo një javë frytdhënëse pasi që të dyja kanë shënuar fitore dhe kanë arkëtuar pikët e plota.

FC Drita mundi Prishtinën e Re (2:1), derisa Gjilani si mysafire ishte më e mirë se Ferizaj (0:1).

EkoHigjiena

Kampioni në fuqi FC Drita, më në fund erdhi deri te fitorja e parë në këtë stinor, por që ashtu siç kishin deklaruar përfaqësuesit e klubit, një fitore për tu këndellur dhe për tu kthyer te pritshmëritë.

Drita, që drejtohet nga trajneri Zekirija Ramadani, nga këto pesë javë, kishte dy humbje, dy barazime dhe tani erdhi fitorja e parë. Skuadra bardh e kaltër ka të grumbulluara 5 pikë, por se sigurisht tani pritet të shpërfaqet edhe në Superligë, Drita që pritet prej saj, për shkak se është një skuadre me vlerë, veçmas me përforcimet e bëra, por që pritet t’i bëjë akoma, transmeton 2LONLINE.com.

Përndryshe, fokus i Dritës mbetet gjithsesi edhe gara në fazën e grupeve në Ligën e Konferencës.

Përndryshe, kur jemi te loja e sotme, Drita mundi Prishtinën e Re 2:1. Golat. Për vendësit Tusha dhe Manaj, për mysafirët Eze.

Ndërkohë, skuadra tjetër gjilaanse, skuadra kuq e bardh e Gjilanit, që drejtohet nga Ardian Nuhiu, ia ka dal të shënojë një fitore të vlefshme në përpjekje për të krijuar qëndrueshmëri në rezultate, nga loja në lojë.

SC Gjilani, ia doli të shënojë fitore ndaj Ferizajt, dhe të kthehet në shtëëpi me pikë të plota. Kjo fitore është e rëndësishme për skuadrën gjilanase edhe për faktin që është në kërkim të mentalitetit fitues dhe shpirtit luftarak, transmeton 2LONLINE.com.

Ferizaj – Gjilani 0:1. Golashënues Robert Rrahmani.

Tani SC Gjilani i ka 7 pikë nga dy fitore, dy barazime dhe një humbje.

Përndryshe ja rezultatet e të gjitha qiftet e kësaj jave.

Albi Mall Superliga – Xhiro 5

Drita – Prishtina e Re  2:1
Ferizaj – Gjilani  0:1
Malisheva – Prishtina 1:3
Drenica – Dukagjini  1:1
Llapi – Ballkani 2:2