DYLON
Superliga e Kosovës në Futboll

Java e parafundit sjell ndeshje interesante përfshirë derbin Drita – Gjilani

Java e parafundit sjell ndeshje interesante përfshirë derbin Drita – Gjilani
Avatar photo Redaksia
Natyrisht, në këtë xhiro spikatë derbi Drita – Gjilani. Ndonëse për Dritën nuk janë të rëndësishme pikët për epilog, pasi tani më ajo veç është shpallur kampion dhe pikërisht sot do t’i dorëzohet kupa dhe do të organizohet festa e kampionit, për Gjilanin janë pikët tejet të rëndësishme pikërisht për t’iu shmangur pozitës së barazhit

Superliga e Kosovës në futboll, vjen sot me ndeshjet e javës së 35-të, e parafundit e këtij sezoni. Me që tashmë dihen ekipet që do të garojnë në garat evropiane, por edhe ato që ranë nga Superliga, në fokus të kësaj jave, ndeshjet janë të rëndësishme për skuadrat që dëshirojnë ti shmangen  pozitës së barazhit.

Natyrisht, në këtë xhiro veçojmë derbin: Drita – Gjilani. Ndonëse për Dritën nuk janë të rëndësishme pikët për epilog, pasi tani më ajo veç është shpallur kampion dhe pikërisht sot do t’i dorëzohet kupa dhe do të organizohet festa e kampionit, për Gjilanin janë pikët tejet të rëndësishme pikërisht për t’iu shmangur pozitës së barazhit (pozitës së tetë), transmeton 2LONLINE.

EkoHigjiena

Drita, Ballkani e Malisheva bashkë edhe me fituesen e Kupës, Dukagjinin do të luajnë në Evropë, nga Liga largohen, Ferizaj dhe Prishtina e Re, derisa skuadrat që do luftojnë në këto dy xhirot e fundit për t’i ikur barazhit janë. Prishtina me 46 pikë, Dukagjini e Gjilani me nga 45 pikë, Drenica me 44 dhe Llapi  me 43 pikë

Java e 35-të, sot takohen (ora 16:00):

Drita  – Gjilani
Ballkani – Prishtina
Llapi  – Malisheva
Prishtina e Re – Dukagjini
Drenica – Ferizaj

Java e 36-të, qiftet:

Gjilani – Prishtina e Re
Ferizaj – Llapi
Prishtina-  Drenica
Dukagjini – Ballkani
Malisheva – Drita