DYLON

“Java e Gruas 2026” nis nga Vitia me vizitën e Nancy Soderberg

“Java e Gruas 2026” nis nga Vitia me vizitën e Nancy Soderberg
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në zyrën e tij Ambasadoren e NDI-së, Nancy Soderberg, në kuadër të aktiviteteve të “Javës së Gruas 2026”, e cila këtë vit po fillon nga Komuna e Vitisë.

Gjatë këtij takimi, kryetari Haliti i uroi mirëseardhje ambasadores Soderberg dhe përfaqësuesve të National Democratic Institute, duke vlerësuar lart bashkëpunimin e deritanishëm dhe kontributin e vazhdueshëm të partnerëve amerikanë në mbështetje të proceseve demokratike, zhvillimit institucional dhe avancimit të demokracisë në Republikën e Kosovës.

EkoHigjiena

Në fokus të diskutimit ishte edhe rëndësia e fuqizimit të rolit të gruas në shoqëri dhe institucione, thellimi i bashkëpunimit ndërinstitucional, si dhe angazhimet e përbashkëta që lidhen me zhvillimin lokal, përfshirjen qytetare dhe promovimin e vlerave demokratike.

Me këtë rast, kryetari Haliti e falënderoi Ambasadoren Nancy Soderberg për vizitën dhe mbështetjen e vazhdueshme që National Democratic Institute dhe partnerët ndërkombëtarë japin për Kosovën dhe Komunën e Vitisë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.