DYLON

“Java e Frankofonisë”, nis sot në Gjilan

“Java e Frankofonisë”, nis sot në Gjilan
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të “Javës s Frankofonisë”, bëhet inaugurimi i hapësirës frankofone në Bibliotekën e Qytetit në Gjilan në orë 14:00. Po ashtu do të mbahet edhe konferenca “Ndikimi i teknologjive të informacionit dhe rrjeteve sociale në sistemin arsimor në Francë dhe Kosovë”.

Derisa me një mbrëmje inauguruese të veçantë në frymën e muzikës dhe kulturës, mbahet koncerti nga soprano Besa Llugiqi e shoqëruar me kitare nga Thyeri Marcier, ku do të sjellë një performancë unike plot emocion dhe elegancë.

EkoHigjiena

“Ejani ta përjetoni këtë moment artistik të paharrueshëm sot me 24 mars në orën 20:00 në Teatrin e Qytetit në Gjilan. Komuna e Gjilanit këtë vit ka nderin të jetë “Kryeqyteti” i Frankofonisë në Kosovë, në kuadër të edicionit të XXVI të Javës së Frankofonisë”, thuhet në njofitmin e komunës.

Ky aktivitet kulturor, që organizohet në Kosovë në bashkepunim me institucionet dhe partneret frankofonë, shënon festimin e gjuhës frënge dhe kulturës së vendeve frankofone.

Në këtë kuadër, gjatë kësaj jave në Gjilan do të zhvillohen aktivitete të ndryshme kulturore, artistike dhe edukative që promovojnë kulturën frankofone dhe dialogun ndërkulturor.

“Komuna e Gjilanit, është e përkushtuar të mbështesë aktivitete që nxisin shkëmbimin kulturor, bashkëpunimin ndërkombëtar dhe përfshirjen e të rinjve në jetën kulturore të qytetit”, thuhet në njoftimin e komunës. /2LONLINE/