DYLON

Java e Frankofonisë: Në Galerinë e Qytetit është hapur ekspozita fotografike “Biodiversiteti”

Java e Frankofonisë: Në Galerinë e Qytetit është hapur ekspozita fotografike “Biodiversiteti”
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të “Javës së Frankofonisë”, në Galerinë e Qytetit, në Gjilan, është hapur ekspozita fotografike “Biodiversiteti”.

Në hapje të kësaj ekspozite, pos kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ishte edhe ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot me stafin e tij, drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Kushtrim Zeqiri dhe përfaqësues nga komuna e artistë.

EkoHigjiena

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se kanë përmbyllur një aktivitet tejet të veçantë në kuadër të “Javës së Frankofonisë”.

Sipas tij ekspozita fotografike “Biodiversiteti”, e realizuar në bashkëpunim me shoqatën franceze SISMAE, na solli një reflektim të bukur mbi rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit përmes objektivit artistik.

“Ishte kënaqësi të shihnim interesimin e qytetarëve për këto vlera universale që na bashkojnë me botën frankofone”, tha Alban Hyseni.

I pari i Gjilanit falënderoi të gjithë pjesëmarrësit dhe partnerët tanë që po e bëjnë këtë edicion të 26-të të Frankofonisë të paharrueshëm.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.