DYLON

“Java e Frankofonisë”: Inaugurohet hapësira frankofone në Bibliotekën e Qytetit në Gjilan

“Java e Frankofonisë”: Inaugurohet hapësira frankofone në Bibliotekën e Qytetit në Gjilan
Avatar photo Redaksia

Kanë vazhduar aktivitetet e “Javës së Frankofonisë” në Gjilan.

Është bërë inaugurimi i hapësirës frankofone në Bibliotekën e Qytetit në Gjilan.

EkoHigjiena

Po ashtu u mbajt edhe konferenca “Ndikimi i teknologjive të informacionit dhe rrjeteve sociale në sistemin arsimor në Francë dhe Kosovë”.

Kryetari i Komunës sē Gjilanit, Alban Hyseni, tha se është kënaqësi e veçantë që në kuadër të aktiviteteve të parapara për këtë javë bënë inaugurimin e Hapësirës Frankofone në Bibliotekën e qytetit tonë.

“Në këtë ambient të hapësirës së re, u mbajt edhe konferenca mbi ndikimin e teknologjisë në arsim, duke synuar hapjen e rrugëve të reja të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Francës”, tha Hyseni.

I pari i komunës theksoi se Gjilani, si “Kryeqytet i Frankofonisë” për këtë vit, po dëshmon se është një qendër e hapur ndaj kulturës, inovacionit dhe shkëmbimit akademik.

Ai ftoi qytetarët që t’i ndjekin aktivitetet e shumta që na presin gjatë kësaj jave.

Në ceremoni ishin edhe këshilltari për Bashkëpunim dhe Veprimtari Kulturore, Edouard Mayoral, drejtor i Institutit françez në Ambasadën e Francës në Kosovë dhe sekretarja e përgjithshme në Departamentin për Bashkëpunim dhe Verimtari Kulturore në Ambsadën e Francës në Kosovë Fikrije Pllashniku Tetaj.

Po ashu ishin edhe deputetë nga Kuvendi i Kosovës, Liza Gashi e Arjeta Rexhepi dhe zyrtarë tjerë institucionesh. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.