DYLON

Java e Fizikës – Eksperimento, zbulo, kupto!

Java e Fizikës – Eksperimento, zbulo, kupto!
Avatar photo Redaksia

Në SHFMU ” Mulla Idris Gjilani” në Velekincë të Gjilanit, është mbajtur me sukses Java e Fizikës.

Drejtues të kësaj shkolle thanë se me mbi 40 eksperimente, është mbajtur me sukses Java e Fizikës, në kuadër të aktiviteteve shkollore, e organizuar nga mësimdhënësja e fizikës, Trëndelina A. Koleci.

EkoHigjiena

Në këtë aktivitet morën pjesë nxënësit e shkollës, të cilët prezantuan njohuritë dhe punimet e tyre në fushën e fizikës, duke e bërë këtë javë mjaft të veçantë dhe edukative.

I pranishëm në këtë ngjarje ishte edhe drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit në Gjilan, Jeton Rexhepi.

Drejtori i shkollës, Zaim Zymeri, e falënderoj drejtorin e DKA-së,  Jeton Rexhepi, për mbështetjen dhe pjesëmarrjen në këtë aktivitet, ndërsa, mësimdhënësen dhe nxënësit i përgëzoj për angazhimin e tyre në organizimin e kësaj jave, duke dëshmuar edhe një herë se shkolla jonë mbetet e përkushtuar në promovimin e dijes dhe edukimit cilësor.

Arsimtarja e Fizikës, në fjalën e saj, ndër të tjera theksoi se qëllimi i mbajtjes së Javës së Fizikës është t’u mundësojë nxënësve të kuptojnë më mirë dukuritë natyrore përmes eksperimenteve, demonstrimeve dhe aktiviteteve praktike. Ajo shtoi se, duke i zbatuar njohuritë teorike në situata konkrete, synohet që mësimi i Fizikës të bëhet më tërheqës, më praktik dhe më kuptimplotë për nxënësit, dhe kështu të nxisim dashurinë për shkencën e Fizikës.

Ndërsa, Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit në Gjilan, Jeton Rexhepi, e vlerësoi lartë angazhimin e institucionit, mësimdhënëses dhe nxënësve, si dhe rëndësinë e organizimit të aktiviteteve të tilla që nxisin interesimin për shkencat natyrore dhe zhvillimin e mendimit kritik te të rinjtë.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.