DYLON
Superliga e Kosoves ne Futboll

Java e 34-të: Veçojmë duelet Gjilani – Llapi dhe Dukagjini – Drita

Java e 34-të: Veçojmë duelet Gjilani – Llapi dhe Dukagjini – Drita
Avatar photo Redaksia
Të gjitha duelet e ditës së sotme në Superligë zhvillohen me fillim nga ora 16:00.

Sot zhvillohen të gjitha ndeshjet e javës së 34-të të Superligës së Kosovës në futboll ku për adhuruesit gjilanas me rëndësi janë ndeshjet e ekipeve të këtij qyteti, ku Gjilani mirëpret Llapin e Drita do të jetë mysafire e Dukagjinit.

Drita, që tashmë është kampione e re e Kosovës, ka mundësinë të provojë skema të reja apo të angazhojë lojtarë që kanë pas minutazhë më të vogël, pra ta pushojë, por edhe ta ruaj dikë që ka pas angazhim të jashtëzakonshëm deri më sot dhe ka dhënë kontribut të madh për suksesin e  skuadrës “bardh e kaltër”.

EkoHigjiena

Skuadra që drjetohet nga Zekirija Ramadani përballë do ta ketë Dukagjinin që kërkon pikët për të mos rrëshqitur drejt barazhit apo dy vendeve të fundit që e largojnë nga liga.

Sfidë tejet interesante dhe edhe më me peshë do të jetë ajo që zhvillohet në stadiumin ndihmës në Gjilan, ku nikoqiri SC Gjilani pret Llapin.

Për  skuadrën “kuq e bardh”, mund të thuhet se pikët janë jetike, që edhe kjo si Dukagjini  të mos rrëshqet në pozitën e barazhit. Aq më tepër kur luan ndaj Llapit, një kundërshtari të drejtpërdrejt, pasi qysh tani ndodhet në pozitën e barazhit. (Gjilani është i pesti në tabelë me 45 pikë, ndërsa Llapi i teti në tabelë me 40 pikë).

Pra, Gjilani që synim kishte Evropën, por që në gjashtë xhirot e fundit nuk shijojë fitoren dhe natyrisht rrjedhojë e kësaj ecurie negative ishte shuarja e kësaj “ëndrre”, tani i duhet  t’i jap zor që të mos jetë në barazh dhe ta rrezikojë praninë e saj në Superligë në edicionin e ardhshëm.

Përndryshe, në ballafaqimet tjera takohen: Prishtina – Ferizaj, Ballkani  – Prishtina e Re dhe Malisheva- Drenica.

Të gjitha duelet e ditës së sotme në Superligë zhvillohen me fillim nga ora 16:00. /2LONLINE/