DYLON

Java e 34-të jo e mirë për skuadrat gjilanase, humbën edhe Drita edhe Gjilani

Java e 34-të jo e mirë për skuadrat gjilanase, humbën edhe Drita edhe Gjilani
Avatar photo Redaksia

Java e 34-të e Superligës së Kosovës në Futboll doli të jetë fatkeqe për dy skuadrat gjilanase që luajnë në elitën e futbollit kosovar, pasi edhe njëra edhe tjetra humbën ndaj kundërshtarëve të tyre.

Drita humbi nga Dukagjini (2:0), por se javë më parë, skuadra gjilanase veçse e kishte siguruar titullin e kampionit, prandaj kjo humbje nuk ndikon gjë, ndërsa për Gjilanin humbja nga Llapi (1:2) mund të vlerësohet më e rëndë, sepse rrezikon të zbret në pozitën e barazhit, aq më tepër kur nga ai pozicion po mundohet të largohet pikërisht Llapi.

EkoHigjiena

Aktualisht, Gjilani është i gjashti në tabelë me 45 pikë, Drenica e shtata me 44 pikë dhe Llapi me 43 pikë ndodhet në pozitën e tetë, atë të barazhit.

Gjithsesi, janë edhe dy ndeshje deri në përmbyllje të edicionit. Drita e ka komoditetin për të “eksperimentuar”, me sisteme lojrash apo për të angazhuar edhe lojtarë me më pak minutash lojë apo dikë edhe nga grupmoshat e reja. ndërsa Gjilani,  patjetër duhet të merr pikë për ta shmangur barazhin. 

Gjilani, në dy ndeshjet e mbetura do të luaj kundër Dritës, kampionit dhe kundër Prishtinës së Re, që veçse është përshëndetur nga Superliga. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.