DYLON

Java e 21-të e bereqetshme për skuadrat gjilanase, fitojnë edhe Drita edhe Gjilani

Java e 21-të e bereqetshme për skuadrat gjilanase, fitojnë edhe Drita edhe Gjilani
Avatar photo Redaksia

Sot janë zhvilluar tri ndeshjet e javës së 21-të në Superligën e Kosovës në Futboll, e ku dy skuadrat gjilanase, Drita dhe Gjilani kanë shënuar fitore ndaj kundërshtarëve të tyre, Llapit, përkatësisht, Prishtinës.

Kampionia aktuale, FC Drita, me këtë fitore ka tani 38 pikë dhe rrëmben kreun e tabelës, e SC Gjilani me tri pikë të reja grumbulloi 30 pikë, mbetet në pozitën e 6-të të tabelës, por që hedh një hap të rëndësishëm tutje drejt synimit që ka, sigurimin e pozitës që e dërgon në garat evropiane.

EkoHigjiena

Kur jemi te ndeshjet e sotme, pra rezultati final, Llapi – Drita, 0-2. Golashënues Blerton Sheji në minutën e 64-të dhe Veton Tusha në minutën e 89-të.

Ndërsa, Gjilani në terren të vet mundi Prishtinën 1:0. Golashënues Edi Basa në minutën e 37-të.

Në takimin e tretë u ballafaquan Ferizaj dhe Ballkani, rezultati 2:1.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.