Java e 17-të mbyll stinorin vjeshtor, këto janë përballjet e fundit

Java e 17-të mbyll stinorin vjeshtor, këto janë përballjet e fundit

Stinorit vjeshtor, përkatësisht pjesës së parë të edicionit 2019\2020, i vjen fundi me ndeshjet e xhiros së 17-të, që luhen të dielën dhe të hënën.

Një xhiro para fundit, Ballkani udhëheq në tabelë me 34 pikë, i cili ka tri pikë më shumë se përcjellësit e parë, Drita e Gjilani, e katër më shumë se Prishtina.

Ballkanit i mjafton një pikë në xhiron e fundit për të siguruar “titullin” e kampionit vjeshtor.

Këtë vit, Superliga vlerësohet se në vjeshtë ka ofruar garë të forte dhe konkurrencë mes klubeve, ndërsa në secilën pozitë në tabelë ka garë të ngushtë të pikëve.

Këto janë përballjet e javës së fundit të këtij edicioni, për të vazhduar më pas me stinorin tjetër në pranverë./2LONLINE.com/.

E diel

Llapi – Flamurtari 12:55

Gjilani – Prishtina 12:55

Trepça’89 – Drita 12:55

E hene

Vushtrria – Ballkani 13:00

Drenica – Ferizaj 13:00

Feronikeli – Dukagjini 13:00

KOMENTE