DYLON

Jashtë syve të opinionit punohej për realizimin e ëndrrës për liri

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Era e pluralizmit politik që kishte përfshirë shtetet komuniste ishte përhapur edhe ne Jugosllavi, padyshim  edhe në Kosovë. Themelimi i partive të ndryshmepolitike dhe kërkesat për ndarje të popujve që përbenin ish Jugosllavinë  komuniste, për Serbinë,në krye të së cilës ishte diktatori Sllobodan Millosheviqi, u panë si e keqja me e madhe dhe gjeneroi luftën e Serbisë kundër të gjithë popujve tjerë duke vrarë,djegur e masakruar gra e fëmijë. Me këto veprime të papara, Serbia mori epitetin “shtet gjenocid “.

Pra, me qëllim të mbrojtjes së pragut të shtëpisë, popullin dhe tokën e Kosovës nga një regjim me tipare gjenocidi edhe ne Gjilan formohet Shtabi i Mbrojtjes Popullore,për fillim me njerëz shumë të besueshëm dhe aktivisht të kyçur në politikë ( LDK ). Me vendimin e udhëheqjes së Degës së LDK-së,që atë botë drejtohej nga Basri Musmurati, ish i burgosur politik, Fatmir Rexhepi,Halil Bllacës ,Sabit Rrustemit  etj, themelohet Shtabi i Mbrojtjes. Udhëheqja dhe punët organizative  ju besuan: Nazmi Musës, Sali Hasanit, Fehmi Mahmutit, Xhavit Hajdarit, Sali Mustafës, Ukshin Zajmit, Hevzi Maliqit, Sabit Zymberi, Shaqir Rrustemit e Shefik Surdullit.

EkoHigjiena

Me sigurimin e pjese të literaturës profesionale ushtarake,nga  një komandant kompanie,Hamdi Zymberi, ish i burgosur politik, anëtarët e shtabit filluan formimin strukturave ushtarake dhe kuadrin komandues të tyre. Brenda një kohe ,relativisht të  shkurtër, u strukturuan: 17 kompani që me kuadrin komandues e ushtarë përbenin një numër prej 1853 pjesëtarëve. 15 togje me nga 31 pjesëtarë që numerikisht arrin shifrën 465 pjesëtarë dhe së bashku me sektorët e shtabit prej 40 personave arrinte në një strukturë të përgjithshme prej  2358 pjesëtarë me detyra dhe përgjegjësi të veçanta.

Një rol të rëndësishëm në organizim të strukturës ushtarake dhe vlerësimit e luajti edhe Komisioni i Informimit i Degës së LDK-së të cilin e udhëhiqte me mençuri  e besnikëri anëtari i kryesisë së Degës  z. Sabit Rrustemi me ekipin e tij.

Për strukturën organizative ushtarake shtabi mbante lidhjen dhe informonte rregullisht Kryetarin e Degës së LDK-së Basri Musmuratin dhe Ministrinë e Mbrojtjes në Prishtinë, përkatësisht  personin  organizativ për teren,Ramë Marajn. Këto kontakte i mbante komandanti i Shtabit, Nazmi Musa.

/Nazmi MUSA/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.