Para ndeshjes FC Drita – FC Ballkani, skuadra gjilanase mbajti konferencë për media për të diskutuar për ndëshjen derbi, përgatitjet dhe pritshmëritë.
Kryetrajneri I Dritës Akis Vavalis tha se nuk do të mendojnë faktin që FC Drita është tri pikë para kundërshtarit të nesërm.
“Besoj se nesër do të jemi në nivelin e duhur për këtë ndeshje dhe nuk do mendojmë për faktin që jemi tri pikë para tyre. Dua t’i falënderoj tifozët për mbështetjen që na kanë dhënë kundër Llapit dhe patjetër shpresoj që do të na mbështesin edhe nesër në numër sa më të madh, pavarësisht që ne nuk e kemi stadiumin që mund t’i zë të gjithë”, ka thënë trajneri Vavalis.
Ndërsa, futbollisti Muharrem Jashari tha se ndonëse është ndeshje e vështirë janë shumë të motivuar për ta fituar atë.
“Kemi marr një fitore të rëndësishme kundër Llapit dhe jemi shumë të motivuar për ndeshjen që na pret. Dihet rrugëtimi jonë cfarë qëllimi, pas fitores ndaj Llapit jemi shumë të motivuar. Nesër mendoj se është një nga ndeshjet më të rëndësishme të këtij edicioni. Me organizimin që ka DRITA, tifozët që kemi ne dhe formën e lojtarëve duhet ta fitojmë edhe këtë ndeshje”, theksoi Jashari.
Ndërkohë, trajneri njoftoi se nesër me shumë gjasë do të mungojë Almir Ajzeraj, ndërsa grupi tjetër është i gatshëm për lojë.
Ndërkaq, futbollisti Jashari tha se pavarësisht kushteve të stadiumit beson se tifozët “Inteteltualët” do të jenë në numër të madh për t’i përkrahur ata në një ndeshje kaq vendimtare. /2LONLINE/