DYLON

Jasharaj: S’ka grevë, viti i ri shkollor nis më 3 shtator

Jasharaj: S’ka grevë, viti i ri shkollor nis më 3 shtator
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), Rrahman Jasharaj, ka thënë se tashmë janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për fillimin e vitit të ri shkollor.

Ai ka bërë me dije se ky vit shkollor do të nisë më 3 shtator dhe nuk do të ketë greva. Megjithatë, në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re” Jasharaj ka paralajmëruar se në vazhdim të vitit shkollor sistemi arsimor mund të përballet me greva nëse institucionet shtetërore nuk i përfillin kërkesat e SBAShK-ut për njohjen e stazhit për vitet ’90-ta dhe për nivelizimin e pagave.

Ai ka thënë se punëtorët e arsimit nuk po kërkojnë asgjë më shumë sesa një vend meritor në Ligjin për pagat si dhe miratimin e Projektligjit për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës për vitet e ’90-ta.

EkoHigjiena

BURIMI: Epoka e re

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.