DYLON

Japonia dhuron pajisje mjekësore për SHSKUK-në

Japonia dhuron pajisje mjekësore për SHSKUK-në
Avatar photo Redaksia

Ambasada e Japonisë në Kosovë, përmes Organizatës “Aksioni për Nëna dhe Fëmijë”, i dhuroi një donacion me pajisje mjekësore Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, që kushton 53 mijë e 570 euro.

Donacioni, të cilin zyrtarisht e pranoi drejtori i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, përmban 3 mikroskopë trinokularë dhe 2 inkubatorë transportues.

EkoHigjiena

Krasniqi falënderoi shtetin japonez për ndihmën e vazhdueshme, në veçanti gjatë periudhës së pandemisë, e cila ka ndikuar në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe në ngritjen e nivelit të sigurisë tek personeli shëndetësor.

“Kjo kohë ka treguar se Kosova ka shumë miq në botë, në mesin e tyre Japoninë, dhe bashkërisht ne jemi shumë të sigurt që do t’ia dalim ta menaxhojmë pandeminë edhe në nivel global, shpresoj”.

“ Edhe koronavirusi ka treguar se sa të afërt janë njerëzit mes vete, pavarësisht ku jetojnë dhe, në të njëjtën kohë, sa të ndjeshëm jemi ndaj kërcënimeve të përbashkëta, që i kanosen njerëzimit në përgjithësi”, tha Krasniqi.

Njëri mikroskop trinokular do të instalohet në Institutin e Patologjisë në Qendrën Klinike Universitare, ndërsa dy të tjerë në Spitalin e Prizrenit dhe në Spitalin e Gjilanit.

Spitali i Gjakovës dhe i Mitrovicës, ndërkaq, do të pajisen me nga një inkubator transportues.

Ambasadori i Japonisë në Kosovë, Ogasawara Mitsunori, shpreson që pajisjet e dhuruara do t’i ndihmojnë spitaleve që të ofrojnë trajtim më të mirë mjekësor për pacientët.

“Së bashku me trajtimin e pacientëve të infektuar me COVID -19, është e rëndësishme që njerëzit në Kosovë të përmirësojnë sistemin shëndetësor, për të ofruar shërbime shëndetësore, duke përfshirë kujdesin shëndetësor të nënës dhe fëmijës”, tha Mitsunori. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.