DYLON

Januzi: Është shumë e nevojshme hapja e sa më shumë shkollave profesionale në Gjilan

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Drejtori për Zhvillim Ekonomik Ismail Januzi ka vizituar sot Qendrën Rajonale për Punësim, ku është pritur nga drejtori Xhevat Aliu dhe Qendrën e Aftësimit Profesional, ku është pritur nga drejtori i saj, Burhan Selmani.

Qëllimi i vizitës ka qenë për t’u njoftuar nga afër me punët, problemet dhe sfidat e këtyre qendrave.

EkoHigjiena

Gjatë takimit në Qendrën Rajonale për Punësim, drejtori Aliu e informoi z. Januzi se kjo qendër është urë lidhëse në mes të punëdhënësit dhe punëkërkuesit.

Ai tha se 50 për qind e punëkërkuesve nuk kanë shkollim profesional, për çka drejtori i DZHE-së theksoi nevojën e hapjes së shkollave profesionale në mënyrë që nxënësit të profilizohen dhe ta gjejnë vetën më lehtë në tregun e punës.

Ndërsa, në vizitën në Qendrën e Aftësimit Profesional, drejtori Januzi u njoftua me punën që bëhet aty, duke vizituar të gjitha vend-punimet në të cilat kursistët i marrin njohuritë e tyre.

Drejtori i DZHE-së Ismali Januzi dhe ai Qendrës së Aftësimit Profesional u dakorduan për bashkëpunim të mëtejshëm në të mirë të qytetarëve të Gjilanit përmes projekteve të përbashkëta. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.