Përpjekjet publike të Federatës së Futbollit të Kosovës për ta sjellë në Kosovë më 5 mars Adnan Januzajn kanë dështuar. Burime të afërta me lojtarin i kanë thënë të martën mbrëma emisionit Interaktiv në KTV, se Januzaj nuk do të vijë në Kosovë për ndeshjen e parë me Haitin.
Ky nuk mund të kuptohet si një refuzim përfundimtar për Kombëtaren e Kosovës, por miqësorja e parë historike me Haitin nuk është në planet e 19 vjeçarit.