Januzaj: Më ka pëlqyer t’i shikoi se si luajnë Zidane, Riquelme dhe Kaka
Anësori i Manchester United, Adnan Januzaj, thotë se ai është rritur duke e pasur për idhull legjendën e Real Madridit, Zinedine Zidane.Januzaj është pyetur për futbollistët të cilët i ka admiruar si fëmijë, dhe mes tyre ka përmendur Zidane dhe Kakan.
“Si fëmijë gjithmonë i kam përcjellë lojtarët e mëdhenj dhe emrat e mëdhenj dhe më ka pëlqyer të shikoi Zinedine Zidane, Juan Roman Riquelme dhe Kaka”.
“Është vështirë të ndash një lojtar, por unë i kam shikuar këta tre në veçanti dhe më ka pëlqyer se si ata luajnë”.
“Isha ca i ri kur Zidane ndihmoi Francën të fitojë Kupën Botërore në vitin 1998, por e kam shikuar atë në disa ndeshje më vonë gjatë karrierës së tij”, ka thënë Januzaj për ManUtd.com.
