DYLON

Januzaj me fanellën e Giggsit, atë me numrin 11

Avatar photo Redaksia

Mesfushori shqiptar i Manchester Unitedit, Adnan Januzaj, është shpërblyer për paraqitjet e tij në edicionin e kaluar, duke fituar fanellën e famshme të legjendës Ryan Giggs, atë me numrin 11. Përforcimet e reja të Unitedit, Luke Shaw dhe Ander Herrera, do të kenë numrin 3, respektivisht 21.

Ndërkohë trajneri Louis van Gaal ka nxitur spekulime se pret nënshkrime të reja këtë verë, duke lënë të lira tre numra të 11-shes së parë.

EkoHigjiena

United nuk e ka zëvendësuar numrin pesë të Rio Ferdinand, derisa numri shtatë dhe nëntë mbeten të pashfrytëzuar, me Louis van Gaal që kërkon të sjellë nënshkrime të reja para fillimit të sezonit.

Klubi anglez ka thënë përmes Twitter se çdo nënshkrimi të ri do t’ju jepen fanella me numrat që aktualisht janë të lirë.

Januzaj sezonin e kaluar mbajti fanellën me numrin 44.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.