DYLON

Januzaj mbetet në Old Trafford

Avatar photo Redaksia

Adnan Januzaj, ka luajtur vetëm katër ndeshje si zëvendësues te Manchester United, por për të flitet shumë dhe madje ka interesim nga skuadra të njohura si Juventus, që nuk brengos shumë drejtuesit e “djajve të kuq”, sa ajo e rivalit lokal.
Manchester City ka joshur mesfushorin e ri nga Kosova, duke i ofruar një kontratë tri herë më të madhe se ajo që i ofron United, për të kaluar te skuadra e tyre.

Trajneri i Unitedit, David Moyes insiston se potenciali i tij shqiptar në mesfushë do të mbetet te ky ekip.

EkoHigjiena

“Adnani është i vendosur të mbetet, por ai ka pak influencë rreth vetes”, i ka thënë gazetarëve anglez, Moyes.

“Ne vërtetë mendojmë shumë për të, ai është lojtar i Manchester Unitedit dhe jam i bindur se do të mbetet edhe në të ardhmen. Ne mendojmë se ky është vendi më i mirë për të prodhuar dhe dhënë shansin lojtarëve të ri. Ne mendojmë se këtë e bëjmë më mirë se kushdo tjetër”, tha ai.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.