DYLON

Januzaj i thotë po Kosovës!

Avatar photo Redaksia

Adnan Januzaj mund të përfaqësojë Kosovën duke zgjedhur një rrugë të mesme pas kërkesave që disa vende kanë bërë për të rrëmbyer talentin me kombësi shqiptare.

Lajmin e bën të ditur portali turk “fanatik.tr” që shton se mesfushori i Manchester United e ka marrë një vendim të tillë pasi FIFA i lejoi Kosovës të luajë ndeshje miqësore pa himn dhe flamur.

EkoHigjiena

Faqja e specializuar sportive vë në gojën e Adnanit fjalët:“Në emër të popullit të Kosovës dhe të familjes sime, për t’i bërë ata të lumtur, zgjedhja ime do të jetë Kosova”.

Turqia është një nga vendet që pretendon shërbimet e talentit por në garë për të janë edhe Belgjika, Kroacia, Anglia dhe Shqipëria. Në rast se lajmi i faqes turke të internetit konfirmohet zyrtarisht edhe nga familjarët e djaloshit, atëherë kjo ndoshta do të ishte zgjidhja më optimale për të plotësuar dëshirën e shqiptarëve, të cilët kërkojnë me ngulm që ylli i “Djajve të Kuq” të përfaqësojë kombëtaren Kuq e Zi.

Gjithsesi, deri në konfirmimin e një lajmi të tillë mbetet ende shumë sepse për momentin Kosova mund të luajë vetëm ndeshje miqësore deri në anëtarësimin në FIFA dhe UEFA me të drejta të plota. Dy institucionet e futbollit e kanë bërë të qartë se një gjë e tillë do ndodhë vetëm në rast se shteti më i ri ballkanik do të anëtarësohet fillimisht në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.