DYLON

Januzaj fiton simpatinë e yjeve të futbollit

Avatar photo Redaksia

Kush mendon se Adnan Januzaj është bërë objekt talljeje në Angli për shkak të historisë së rrëfyer nga Melissa McKenzie, gabohet. Sigurisht, ngacmimet nuk i kanë munguar, por mendimi i përgjithshëm është se ai ka dalë i fituar nga gjithë kjo histori. Njeri i thjeshtë, familjar, jo dorëlëshuar me paratë dhe që nuk bën jetë nate. Çdo tifoz do ta dëshironte në skuadrën e tij! Ka ndodhur shumë shpesh që futbollistët dalin në takime me femra dhe këto vrapojnë menjëherë më pas në gazeta, duke treguar gjithçka. Me Melissën që ka bërë të njëjtën gjë, Januzaj ka fituar shumë simpati rreth e rrotull dhe disa nga yjet e futbollit anglez nuk kanë ngurruar t’i dalin menjëherë përkrah.

Jason Puncheon i Crystal Palace ka postuar një foto të artikullit në Instagram, ku shkruan: “Januzaj me këmbë në tokë. Çfarë mendojnë njerëzit, se ai duhet të jetë dorëlëshuar meqë ka shumë pará?”.

EkoHigjiena

Ylli i Tottenhamit, Andros Townsend, shkruan në Twitter: “Këto vajza ma shpifin! S’e marr veshin se si i nxjerrin këto gjëra në gazeta. Nando’s është me shumë klas për të! Unë do t’i blija një “Freddo” e do ta përcillja “.

Shoku i skuadrës te Manchester United, Rio Ferdinand, ka reaguar me humor, duke nxjerrë një foto të dy lojtarëve, me fjalët: “Nando’s është andej, vëllai”, teksa i tregon me gisht drejtimin.

Rahim Sterling i Liverpulit “sugjeron”: “Goce, po të doje edhe ndonjë kofshë tjetër pule, mund ta kërkoje”.

Januzaj dorështrënguar, nuk u tregua kavalier!

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.